Vendi në krizë të trefishtë, Basha prezanton alternativat ekonomike të PD

Vendi në krizë të trefishtë, Basha prezanton alternativat ekonomike të PD

11:21, 01/02/2019
A+ Aa A-

Kryetari i PD Lulzim Basha, në takimin që po mbahet me të gjitha shoqatat e biznesit dhe sipërmarrësit, po prezanton shtyllat kryesore të programit politik të Partisë Demokratike.

Basha: 'Vendi në një krizë të trefishtë ekonomike Koha që kemi zgjedhur sot mund të duket pak e çuditshme, pasi dje patë se si parlamenti u përfshi nga batareja dhe vulgariteti i një njeriu që s’ka ç’ofron më si kryeministër. Natyrisht që biznesit po i ofron zgjedhë dhe taksa të larta. Arsyet e vulgaritetit janë një dhe vetëm një: edhe mediat prestigjioze si VOA po tregojnë rrënjët e së keqes, që në Shqipëri ka një qeveri që nuk ka buruar nga vota.

Këtë mundohet të fshijë Rama nga diskursi politik me një sjellje rrugaçërore. Gjendja e ekonomisë, punësimit, sipërmarrjes dhe mirëqenies së shqiptarëve, pas gati 6 vitesh të qeverisjes së Edi Ramës, është në prag kolapsi.

-Shqiptarët kanë humbur shpresën, qindra mijëra kanëbraktisur vendin, të tjerë po bëjnë përpjekje për ta braktisur.

-Rinia e papunë, e pashpresë, dijedashëse, por me sistem arsimor në rrënim, është në protestë dhe qindra mijëra të rinj shpresën e gjejne vetëm në emigracion. -Sipërmarrja e vogël, e mesme apo e madhe ka humbur mundësite për zhvillim, për shkak të pushtimit të tregut nga oligarkia e lidhur me Edi Ramën. Vendin e sipermarrjes së ndershme në treg po e zënë banditët me paratë e tyre të drogës e krimit. Sipërmarrja vuan çdo ditë dhunën fiskale, gjobëvënëse e korruptive të burokracisë inspektuese banditesko-politike të Edi Ramës.

-Investimet e huaja janë në rënie pikiatë pas mbarimit të disa projekteve të mëdha, të trasheguara nga qeverisja demokrate. Të huajt që tentuan të investojne në Shqipëri u goditën nga sistemi oligarko-banditesk i Rilindjes. Ata janë larguar dhe po vazhdojnë të largohen. Investitorë të rinj të mëdhenj nga Perëndimi as që po duken.

Me përfundimin e TAP dhe Kaskadës së Devollit dhjetëra mijëra shqiptarë do të humbin vendet e punës.

-Fermeret vuajnë nga konkurrenca e pandershme e sistemit oligarkik të importeve, grumbullimit, shitjes dhe nuk marrin asnjë ndihmë shtetërore. Ajo shkon vetëm në xhepat e oligarkëve dhe zyrtarëve të korruptuar.

-Pasojat e një ekonomie të tillë bien mbi çdo shtresë shoqërore.

Të varfrit, mosha e tretë, por edhe shtresa e mesme gjithashtu - të gjithë sot, pas gati 6 vitesh janë më keq. Blejnë më shtrenjtë, nuk kanë rritje për pagat dhe pensionet, janëpërjashtuar nga ndihma shtetërore, nuk kanë shpresë për punësim, kurim e përkujdesje.

Partia Demokratike i ka denoncuar këto probleme e vazhdon ta bëjë me këmbëngulje e durim. Partia Demokratike ka një program të qartë të masave emergjente tëçlirimit të ekonomisë nga zaptuesit e saj dhe të masave të plota për ndezjen e motorrëve të ekonomisë për një rritje ekonomike të lartë, të qendrueshme, përfshirëse e të shanseve të barabarta, që prodhon mirëqenie për shtresat e gjera të shoqërise dhe ndihmon për daljen nga varfëria të shtresave tëlëna në harresë e të braktisura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco