‘Jemi kthyer si dyqane fruta-perimesh’, kreu i dhomës së noterëve pro vendimit të Metës

‘Jemi kthyer si dyqane fruta-perimesh’, kreu i dhomës së noterëve pro vendimit të Metës

11:14, 16/01/2019
A+ Aa A-

Ditën  e djeshme presidenti Meta ktheu në Kuvend për rishqyrtim ligjin për noterinë, pasi sipas tij kishte disa pika që duhen ridiskutuar.

Artan Treska, Kryetar i Dhomës së Notereve, Tiranë ka përshëndetur vendimin e Metës, duke shtuar se ka më shumë pika dhe nene të ligjit që duhet diskutuar.

“Praktikisht zëri ynë është dëgjuar sepse të gjitha ato që kemi thënë dhe në intervistën e parë që kemi bërë bashkë janë pasqyruar në kthimin e ligjit në Kuvend nga ana e presidentit. Janë tre nene që na shqetësojnë ne si zyrë e noterëve të Tiranës, mirëpo ne kemi evidentuar dhe çështje të tjera”, u shpreh Treska, I ftuar në studion e lajmeve të Fax News.

Një nga pikat më problematike sipas Treskës është vendimi i qeverisë për futjen e konceptit të zëvendësnoterit.

“Zëvendësnoteri është person i përzgjedhur nga noteri, si mundet zëvendësnoteri që të marrë dhe të administriojë zyrën. Neni 66 përcakton dhe detyrimet e zëvendësnoterit, nuk ka tagret për të administruar një zyrë noteriale.

Noteri vërtetë është një nënpunës publik, po nga ana tjetër është dhe një biznes më vete. Noterët janë kthyer si dyqane që shesin fruta perime, gjen në të gjitha rrugët e Tiranës. Si mundet shteti që të fusë në zyrën timë një zëvendësnoter, që të ketë akses te klientët e mij dhe te arkiva ime, që ka informacione tejet private.

Mua nuk mund të ma sjellë shteti në zyrë një person që dëshiron, kjo duhet të jetë një marrëdhënie mirëbesimi. Ne jemi për heqjen fare të rolit të zëvendësnoterit, pasi është një koncept që nuk është aplikuar në shumë nga vebndet e Europës, që janë në zhvillim.

Është rasti gjerman po atje është shumë mirë e sistemuar situata. Këtu kemi më shumë sa duhet noter për numrin e përgjithshëm të popullsisë, është një shtim artificial i numrit të noterëve”, u shpreh më tej Treska.

Ndërkohë që një tjetër pikë problematike është dhe ajo që noterët nuk mund të ofrojnë shërbime falas për njerëzit në nevojë, dhe janë të detyruar të paguajnë TVSH-në te shteti.

“Ne kërkojmë më shumë se tre nenet e kthyera për shqyrtim nga ana e presidentit, një nga pikat është dhe neni për trashëgiminë, që nuk e lejon noterin që të marrë në punë pjestarë të tjerë të familjes.

Sot ne nuk mund të ushtrojmë shërbim falas për personat që kanë nevoja ekonomike, edhe sikur unë të dua sistemi elektronik nuk ma lejon këtë. Kjo despozitë është totalisht e parregulluar, ne edhe kur e ofrojmë detyrën falas, detyrimet ndaj shtetit i kemi poaguar kokërr më kokërr.

Ky është një projektligj që duhet të rregullohet tërësisht nga e para, noteri duhet të jetë në qendër të vëmendjes. Ka një amulli të legjislacionit që ne na duhet të zbatojmë, pasi më pas na duhet të japim llogari për këtë. Ka një dispozitë që flet për vërtetimin e përkthimeve, trajton që përkthimet mund të bëhen nga noteri, dhe është regjistruar si regjistrues zyrtar te Ministria e Drejtësisë.

Derimë sot zyrat noteriale kanë bërë përkthimin, dhe kjo ka funksionuar për mrekulli. Me heqjen e të drejtës së përkthimit, noteri thjesht do hedhë përkthimin dhe nuk mban përgjegjësi për mënyrën sesi është përkthyer.

Ky është një qëndrim që mbështet në masë nga ana e noterëve, këto që unë po them janë dhe shqetësimet e tyre”, u shpreh më tej kreu i dhomës së noterëve të Tiranës.


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco