Djali nga Frashëri i Përmetit/ Një letër për Baton Haxhiun

Djali nga Frashëri i Përmetit/ Një letër për Baton Haxhiun

20:33, 14/01/2019
A+ Aa A-

Përshëndetje Baton!

Kam ndjekur me shqetësim të madh zhvillimet politike në trojet shqiptare këto ditë.

Por ka ndodhur një keqkuptim i madh me Ilirin, Baton.

Unë e di qe Bato është emër i një mbreti të mbretërisë Dardane në vitet 206-176 p.e.s (Bato Dardani). Gjithashtu një tjetër Bato, Bato Desiati ka qenë një udhëheqës i madh ilir në vitet 6-9  p.k i cili udhëhoqi atë që quhet kryengritja e batove! Por kur i shkruajte Ilirit ai pyeti këshilltarin e tij se kush është ky Baton? Ai hapi fjalorin e gjuhës së sotme shqipe. Dhe në këtë fjalor batohet=anohet, i merr ana, gati për ty përmbysur, u batua qerrja!

Ky është pra keqkuptimi i madh!

Baton!

Tani kam dhe unë një kërkesë.

Sikurse e kuptove sa më lart dhe unë jam një djalë i lexuar, pa të dhëna per korrupsion, me një ndjenjë të lartë atdhedashurie. A po i thua Ramushit të më bëjë ministër qeverie në Kosovë.

Unë jam nga Frashëri i Përmetit dhe kam një lidhje shumë të fortë me Kosovën! Para 130 vjetësh një fshatar i imi Abdyl Frashëri u bë drejtues i Lidhjes së Prizërenit.

Mos ma vono shumë këtë punë Baton!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku17/01/2019 07:59

Bëjmë gabim që merremi me një pështymore dentistësh duke i çuar ujë tek mulliri i tij. Dikur një person i njohur është shprehur kështu: "Flisni për mua, thoni çfarë të doni, më lavdëroni apo më shani nuk ka fare rëndësi, më shani sa të mundeni, vetëm mos më lini pa përmendur, mos më lini në harresë". Pështymorja e dentistave, alias Baton i batuari është bërë i "rëndësishëm" me poshtërsira e fëlliqësira, tradhëti kundër popullit të vet, gjithashtu është bërë i "njohur" duke u sharë e mallkuar nga populli i vet. Ndërkohë asht duke u majmur si majmet njala, duke i hecur në shekull kuleta dhe fjala, ky shakllaban i ndytë i Kombit dhe i njerëzisë. Sikurse ja ka thanë paradhanie i madhi Zekë Ndoci (Patër Gjergj Fishta).

Atdhetar jam15/01/2019 20:35

Batoni te pastroj biografin. shume e perflasin si persone i lidhun me serbin. Me ardhacaket sllave

Nje djale nga shqiperia14/01/2019 21:00

Sa mire e ke bere kete krahasimin, se gjithmone kujtojne se po u vendos nacionalizmi apo sedra populli nuk arsyeton me ????

Shto koment

Denonco