VIDEO/ Gazeta RD feston 28-vjetorin e themelimit të saj

VIDEO/ Gazeta RD feston 28-vjetorin e themelimit të saj

18:27, 07/01/2019
A+ Aa A-

Sot gazeta “Rilindja Demokratike” (RD), feston 28-vjetorin e themelimit të saj.

Në pritjen e organizuar me këtë rast, kryeredaktori Bledi Kasmi ka renditur  ngjarjet më të rëndësishme  të vitit 2018.

Kasmi u shpreh se protesta e studentëve ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme, e cila dha shpresë për një dhjetor të dytë.

Image

“Protesta e studentëve ngjalli energji dhe shpresë që mund të kemi një dhjetor të dytë si ai në vitin 1992, që rrëzoi regjimin komunist. Një protestë e rëndësishme ishte edhe ajo e Kukësit. Mirënjohje për të gjithë ato gazetarë kurajozë që zbuluan skandale që i kanë kushtuar dhe do i kushtonin shqiptarëve shumë shtrenjtë.

Për mua një nga gazetarët, që mund të shpallet gazetarja e vitit është gazetarja e re, Ambrozia. Ajo zgjodhi të ishte gazetare dhe bëri detyrën më të vështirë.

Më 30 gusht shtëpia e gazetares, Klodiana Lala u sulmua nga kriminelë të rrezikshëm. Dhjetori u mbyll me kërcënimin e Ylli Rakipit, zbardhi skandalin e Unazës së Re. Janë raste vërtet të rënda kërcënimesh, por tregojnë se gazetarët janë ngritur dhe po përballen me forcë me regjimin. 2018 konsiderohet viti i parë që kemi të paktën 14 deklarata të institucioneve për mbrojtjen e gazetarëve”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco