VIDEO/ Studenti i jep 5 përgjigje, 5 ‘kërkesave’ të Ramës për popullin

VIDEO/ Studenti i jep 5 përgjigje, 5 ‘kërkesave’ të Ramës për popullin

11:44, 07/01/2019
A+ Aa A-

Mërgim Kurneka, një student protestues ka mbajtur një fjalë të ndjerë përpara shokëve të tij të mbledhur përpara Kryeministrisë. Ai i dha përgjigje, 5 “kërkesave" të kryeministrit për popullin. "Do të bëj një replikë me kryeministrin, tha i riu. Sepse na tha: "Kujdesu për të vërtetën! - Kujdesu për gjuhën e nënës! - Kujdesu për fjalën e babës! - Kujdesu për atdheun e fëmijëve të tu! - Kujdesu që edhe fqinjit t’i shkojë mbarë...'

“Kujdesu për të vërtetën!” citoi studenti. – Më fal, por për cilën të vërtetë do të kujdesem unë?! Atë që ti e vrave? Ti je kryesori që po mashtron në këtë vend, kryesori që po nëpërkëmb të vërtetën tonë, që nuk po na lë të nxjerrim të vërtetën tonë siç duhet!

“Kujdesu për fjalën e babës!” – Po, unë po kujdesem për fjalën e babës, sepse atë që baba nuk e arriti në ’90-ën, kam dalë unë që ta bëj sot këtu! Dhe është fjala e babës sim që po më ngre mua këtu, ai është frymëzim për mua. Dhe dua të kujdesem për fëmijët e mi.

“Kujdesu për gjuhën e nënës!” – Cilën gjuhë të nënës?! Ti e vrave gjuhën e nënës! Gjithë ata të rinj po largohen nga Shqipëria, për këto rregulla, për këtë propagandë politikë.

“Kujdesu për atdheun e fëmijëve të tu!” ishte pika 4 e kryeministrit. Unë për atë jam sot këtu, për t’u kujdesur për atdheun e fëmijëve të mi. Pavarësisht se unë ndoshta po e dëmtoj veten time,  do të doja që Shqipëria një ditë të bëhet një vend i hajrit!

“Kujdesu që edhe fqinjit t’i shkojë mbarë”. – Unë kujdesem për fqinjin tim, se shqiptari e ka traditë dhe s’e ka zakon ta lërë fqinjin pa bukë. Po si më thua të kujdesem për fqinjin, kur ti shet tokën tënde, shet detin shqiptar, po shet shpirtin e shqiptarit përditë dhe nuk po investon, tek “shtëpia” jote?! Si të shohësh fqinjin kur ti nuk je vetë në rregull!

Kam dhe një fjalë të fundit: hoqe ministrat, po kush mban përgjegjësi për gabimet e tyre?! - iu drejtua Kurneka, Kryeministrit, në emër të të gjithë të rinjve”/ar.sh/SYRI.NET

Ndiqni videon, sjellë nga gazetari Ermal Rizaj i "Syri.net":

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco