Nga Venecia, lajm i mirë për shqiptarët dhe i keq për politikanët mafiozë

Nga Venecia, lajm i mirë për shqiptarët dhe i keq për politikanët mafiozë

12:27, 14/12/2018
A+ Aa A-

"Nga Venecia vjen lajm i mirë për shqiptarët dhe i keq për politikanët mafiozë".

Të tillë e ka vlerësuar, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, Opionionin e dërguar ditët e fundit nga Komisioni i Venecias lidhur me verifikimin e figurës dhe pasurisë së politikanëve, “Vetingut”.

Në mesazhin e tij, Bylykbashi shprehet: “Komisioni i Venecias konfirmoi sot kauzën e drejtë dhe legjitime të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare për Vetingun e politikanëve të lidhur me krimin e organizuar. ‎

Opinioni i miratuar sot nga Komisioni i Venecias përcaktoi guidën e detajuar për miratimin përfundimtar nga Parlamenti të amendamenteve kushtetuese dhe ligjin e detajuar që, ashtu si Dekriminalizimi, do të duhet të largojë politikanët e lidhur me Mafian.

Komisioni i Venecias i bën thirrje mazhorancës të ulet në dialog konstruktiv me opozitën për miratimin e amendamenteve kushtetuese dhe ligjit sipas udhëzimeve të Komisionit dhe shprehu gatishmërinë për të asistuar më tej në përfundimin e këtij procesi.‎”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco