FOTO/ Komuna serbe kundër komunave veriore, feston Ditën e Flamurit

FOTO/ Komuna serbe kundër komunave veriore, feston Ditën e Flamurit

23:22, 27/11/2018
A+ Aa A-

Ndonëse komunat e veriut kanë ngrirë marrëdhëniet me institucionet e Republikës së Kosovës, ndryshe po ndodhë me komunat tjera serbe në jug të vendit.

Është komuna me shumicë serbe, Shtërpca, ajo e cila ka vendosur që t’i respektojë festat shtetërore.

Kësisoj, në këtë qytezë do të ketë pushim me rastin e festës së flamurit (28 nëntorit).

Ky është dokumenti i  nënshkruar nga Irena Milenkoviq ku sqarohet kërkesa për banorët e kësaj ane.

‘Qytetarë dhe nëpunës civil të Komunës së Shtërpcës informohen se Administrata komunale për nderë të festës nuk do të punon me datën 28.11.2018’, thuhet në këtë letër.

Ndryshe, katër kryetarë të komunave veriore kanë ndërprerë gjithë komunikimin me institucionet kosovare; Mitrovica Veriore, Goran Rakiç, Leposaviç-Zoran Todiç, Zubin Potok – Stevan Vuloviç si dhe Zveçanit, Vuçina Jankoviç.

Vendimi është marrë për shkak të ngritjes së takës në 100 për qind për mallrat serbe, përmes së cilës serbëve të Kosovës u është kërcënuar e drejta për jetesë, për shërim dhe mbijetesë gjë që çon në krizë edhe më të thellë’.

Po ashtu, ky vendim, sipas tyre, është marrë ‘për shkak të shkeljes së akteve të veta nga ana e Prishtinës me të cilat duhet të respektohen të drejtat e serbëve’. /Indeksonline

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco