'Edi Rama dhe argati serb në Prishtinë, punojnë për Serbinë e Madhe'

'Edi Rama dhe argati serb në Prishtinë, punojnë për Serbinë e Madhe'

21:25, 27/11/2018
A+ Aa A-

Përballë gazetarit Lutfi Dervishi, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se Aleksandër Vuçiç në bashkëpunim me Edi Ramën dhe Hashim Thaçin po ngrejnë Serbinë e Madhe.

‘Ku e bazon Vuçiç ndryshimin e kufijve me Kosovën? Nuk ka asnjë dokument, asnjë letër për këtë gjë.

E bazon vetëm te argatët e tij në Prishtinë dhe në Tiranë.

Edi Rama dhe argati i serbëve në Prishtinë po punojnë për Serbinë e Madhe.

Çfarë ka ky Vuçiç. Ai është shprehur se me argatët e tij në Prishtinë do të bëjë Serbinë e Madhe.

Por çfarë do të ndodhë nesër ngrihet Tetova, nëse bëhen 10 Mitrovica në Ballkan?’, është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin ‘Përballë’ në RTSH.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco