VIDEO-FOTO/ Basha voton për kryetarin e ri të PD-së: Po nisin rrugën për zgjedhjet lokake

VIDEO-FOTO/ Basha voton për kryetarin e ri të PD-së: Po nisin rrugën për zgjedhjet lokake

19:30, 27/11/2018
A+ Aa A-

Partia Demokratike është duke zhvilluar zgjedhjet e brendshme para Kuvendit Kombëtar tëqë do të zhvillohet në datën 15 dhjetor.

Në këtë kuadër, gjatë pasdites ka votuar edhe vetë kreu i PD-së Lulzim Basha ka votuar për kryetarin e ri të njësisë numër 8 në Tiranë.

‘Pas Këshillit Kombëtar do të krijohen shtabet elektorale dhe politike të Partisë Demokratike dhe të mbarë opozitës për betejën e madhe që na pret, betejë të cilën e kemi nisur duke ofruar një model të hapjes’, u shpreh kreu i PD-së, pas votimit.

Deklarata e plotë e kreut të PD, Lulzim Basha:

Siç e shikoni, shiu nuk i ka ndaluar qindra demokratë të degës nr 8 në zemër të kryeqytetit të marrin pjesë në përfundimin e procesit zgjedhor në zgjedhjet për kryetarin e kësaj dege.

Si anëtar i kësaj dege kam patur privilegjin të hedh votën e parë në këtë proces. Në të gjithë Shqipërinë për herë të parë me parimin një anëtar një votë janë zgjedhur mbi 845 kryetarë grupseksionesh dhe po zgjidhen me të njëjtin parim nga anëtarësia e degëve edhe kryetarët e degëve të PD.

Kjo do ti hapë rrugë Kuvendit Kombëtar të PD, zgjedhjes së Këshillit Kombëtar, dhe krijimit të shtabeve elektorale dhe politike të Partisë Demokratike dhe të mbarë opozitës për betejën e madhe që na pret, betejë të cilën e kemi nisur duke ofruar një model të hapjes, të konfirmimit të vlerave, të luftës pa kompromis kundër infiltrimit të krimit në politikë dhe ofrimit të një modeli të ri, të një modeli të vlerave, të një modeli të energjive patriotike, të një modeli të konkurrencës së lirë, që nesër do tua ofrojmë shqiptarëve dhe Shqipërisë për ti çliruar nga zgjedhja e krimit dhe korrupsionit. Ju uroj suksese kandidatëve dhe dua të shpreh vlerësimin për pjesëmarrjen maksimale në këtë proces votimi anembanë vendit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Aqif Toni27/11/2018 20:43

Ore kompetent, po pse menketa qe ke zgjedhur poshte e perpjete do besh luften e madhe ti, ore. Epo lufte do besh jo shaka. Vetem me pordhe dhe pa he se fiton gje. Morre ne qafe PD-ne dhe gjithe popullin shqiptar me paaftesine tende. Shoku i ketij te gjatit je dhe ti. Per b"then tende mendon vetem. Tere te tjerat jane fasade. Sa te jesh ti vella, ne krye te PD-se (por jo te demokrateve) Edi kur ti doje qefi vet do iki.

Shto koment

Denonco