Banorja e unazës, Ramës, dil ti nga shtëpia e po ta paguaj qiranë për 10 vjet…

Banorja e unazës, Ramës, dil ti nga shtëpia e po ta paguaj qiranë për 10 vjet…

09:04, 27/11/2018
A+ Aa A-

Protesta e banorve të Unazës së re ka hyrë në ditën e saj të 24. Banorët janë shprehur se nuk do tërhiqen dhe nuk do të lejojnë prishjen e banesave të tyre.

Ndërkohë Linda Protoduari, banore e zonës së Unazës së Re e ftuar në "360 Gradë" në Ora Neës ka sfiduar publikisht kryeministrin Rama, duke i thënë që të dilte nga shtëpia e tij dhe t'ia paguaj ajo qiranë.

Unë po i bëj një thirrje kryeministrit nga studioja juaj e mrekullueshme, nuk jam ndoshta e pasur, meqë ka thënë 3 vjet qira për banorët e Unazës së Re, unë i them të paguaj unë 10 vjet qira dhe të ikë nga shtëpia dhe të vete unë me fëmijët e mi. Boll kam vuajtur, tha banorja e Unazës së Re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco