A ka një kandidat PD për Bashkinë e Tiranës? Ja çfarë thotë Lulzim Basha

A ka një kandidat PD për Bashkinë e Tiranës? Ja çfarë thotë Lulzim Basha

21:59, 26/11/2018
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin ‘A Show’, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur edhe për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen vitin e ardhshëm.

I pyetur nga moderatori Adi Krasta nëse e ka një emër për bashkinë e Tiranës? Basha ju përgjigj se ende nuk ka asnjë emër, pasi ai do të dalë nga anëtarësia e PD pas një debati të gjerë politik dhe qytetar.

Pjesë nga intervista:

Krasta: Nëse do tu thoja ju si votues tani, dhe duke i paraqitur rreziqet e një mesazhi kakofonik, të komplikuar, cili është një mesazh i shkurtër me një rresht me të cilit ju i shkoni përballë çdo njeri që voton dhe i thoni atë që dëshironi… dhe unë do tu them nëse më bindni?

Basha: Shikoni, nëse bëhet fjalë për votime, natyrisht që mesazhi do të jetë në raport me të ardhmen. Por sot nuk jemi para votimeve. Sot jemi në një krizë të thellë ku gjithsecili duhet të ndërgjegjësohet që pa çliruar politikën nga krimi, pa çliruar ekonominë nga oligarkët dhe korrupsioni, dhe pa dekriminalizuar zgjedhjet vendi nuk do të bëjë para. Këto janë 3 beteja jetike e cila është çlirimi i shtetit nga kriminelët, oligarkët, dhe nga zgjedhjet e kapura.

Krasta: Ju e keni përcaktuar njeriun që do të konkurrojë për kryetarin e Bashkisë së Tiranës?

Basha: Po ta kasha përcaktuar do ti bija hasha të gjithë ato që thashë këtu. Sepse është bindja ime më e thellë që për të përqafuar një model të ri ku demokracia me të vërtetë përfaqëson interesat e njerëzve që të zgjedhin lirisht pastaj përmes platformave të debatit politik, ata do të përfshihen që në fazën e kandidaturave. Prandaj ne do të hapim një debat qytetar dhe jo thjeshtë politik në mënyrë që njerëzit që do të na përfaqësojnë në zgjedhjet vendore të jenë produkt jo vetëm i vendimarrjes politike por një konsensusi sa më të madh qytetar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco