Basha: Mungesa e Gjykatës Kushtetuese ka sjellë rënien e shtetit ligjor! Raporti president-kryeministër në krizë institucionale

Basha: Mungesa e Gjykatës Kushtetuese ka sjellë rënien e shtetit ligjor! Raporti president-kryeministër në krizë institucionale

21:43, 12/11/2018
A+ Aa A-

Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka asgjësuar Gjykatën Kushtetuese, dhe kjo është një nga arsyet që ai po vepron dhe bën si të dojë.

Sipas tij ligji për Teatrin, apo prishja e shtëpive tek Astiri, tregojnë se shteti ligjor në këtë vend ka rënë.

Ai tha se ky dimension i krizës institucionale është shpalosur qartë edhe në raportin mes presidentit dhe kryeministrit.

Pjesë nga intervista në 360-gradë:

Basha: Kemi të bëjmë me një problem institucional që është një problem që i takon një institucioni, dhe të tjerat janë spekulime, dhe ky institucion është Gjykata Kushtetuese. është ajo që vendos për intepretimin e Kushtetutës dhe qëndrimin e institucioneve kushtetuese, kryeministrit, presidentit dhe institucioneve të tjera, por ajo që është zbuluar në këtë episode 1 javor para syve të indiferentëve dhe atyre që nuk kanë dashur ta shohin këtë realitet, është dimensioni institucional i krizës së shumëfishtë që ka vendi dhe po përjetojnë shqiptarët. ky është dimensioni i krizës kushtetuese. Vendi ka një vit që nuk ka Gjykatë Kushtetuese.

Pyetje: Keni edhe ju një dorë tek kjo?

Basha: Aboslutisht jo. Prej fillimit kemi kërkuar dhe PD ka insistuar që Gjykata Kushtetuese nuk mund të asgjësohet. Procesi i vetingut duhet të ecë përpara por Gjykata Kushtetuese i këtij vendi smund të asgjësohet. Një vend pa Gjykatë Kushtetuese është një vend që qeveriset në paligjshmëri të plotë dhe dikush mund të thoshte në kushte të ngjashme me grushtin e shtetit, i cili është një situatë kur një grusht njerëzish marrin pushtet që nuk i takojnë. Me zhdukjen e Gjykatës Kushtetuese, pushtetet që ka Gjykata Kushtetuese, pra kur vendos nëse një akt i qeverisë apo parlamentit janë të drejta apo jo, këto veprime nëse nuk gjykohet dot nga gjykata do të thotë se ky pushtet absorvohet nga qeveria. Këtë e shohim të ndodhë ditë për ditë që nga ligji për Teatrin që është antikushtetues e deri tek veprimet që ndodhin si me rastin e banorëve të Astirit ku po kërcënohen me shkatërrimin e shtëpive pa asnjë ligj dhe pa asnjë copë letër. Sepse në këtë vend ka pushuar se ekzistuar shteti ligjor.

Pra dimensioni institucional i krizës është shpalosur qartë edhe me rastin e konfliktit President-Kryeministër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

i deleguari12/11/2018 21:56

Ashtu eshte Lulzim,Shteti ka rene,por s'ka kush e merr!

Shto koment

Denonco