VIDEO/ 'Turp të të vijë deputete Gjylameti, erdhe si qen të na kërkoje vota'

VIDEO/ 'Turp të të vijë deputete Gjylameti, erdhe si qen të na kërkoje vota'

10:37, 10/11/2018
A+ Aa A-

Banorët që po protestojnë tek  Unaza e Re kanë lëshuar thirrje me megafon duke ëkrkuar se ku janë ata pushtetarë që duhej të ishin sot pranë tyre, duke filluar nga deputetja e Ps Blerina Gjylameti.

“Ku je deputete Gjylameti?! Ku je?! Erdhe si qen për të na kërkuar vota! Ne e duam rrugën, nuk jemi kundër rrugës, por na dëmshpërblemi 100%. Thjesht mungon vullneti, se kjo mund të bëhet.

Ku je, o Avokate e Popullit?! Ku je o Shoqëri Civile?! Ku jeni?!

Protestuesi me megafon ka njoftuar se protestës së tyre i janë bashkuar sot protestuesit që mbrojnë Teatrin Kombëtar dhe i ka falenderuar ata. Edhe ne do ta mbrojmë Teatrin, ka thirrur ai në megafon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Hakiu10/11/2018 11:11

Vazhdoni ti votoni prape, Keshtu ju do partia.

Shto koment

Denonco