Deputeti Shehaj në SHBA për të kthyer në atdhe eshtrat e Mid'hat Frashërit

Deputeti Shehaj në SHBA për të kthyer në atdhe eshtrat e Mid'hat Frashërit

09:05, 10/11/2018
A+ Aa A-

"Pas 74 vjetësh, eshtrat e Mid’hat Frashërit do t’i bashkohen më 14 Nëntor 2018 atyre të Abdylit, Naimit dhe Samiut, në Kodrat e Liqenit." Kështu ka bërë të ditur, deputeti demokrat Agron Shehaj në prag të udhëtimit për në SHBA për të tërhequr eshtrat e Mid’hat Frashërit.

Në një shënim në Fb, Shehaj shkruan:

"Pas 74 vjetësh, eshtrat e Mid’hat Frashërit do t’i bashkohen më 14 Nëntor 2018 atyre të Abdylit, Naimit dhe Samiut, në Kodrat e Liqenit. Një nga atdhetarët e mëdhenj, që shpëtuan gjuhën shqipe dhe kombin shqipëtar, po kthehet më në fund në atdhe. Ky ishte amaneti i tij, i cili i papërmbushur ishte turpi i gjithë shoqërisë.

Shqipëria dhe shqiptarët i detyrohen përjetësisht Mid’hadit, pinjollit të denjë të familjes më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë.

Në respekt të amanetit të tij, dy vite më parë themeluam me të palodhurin Uran Butka, Institutin e Studimeve Historike “Lumo Skëndo”.

Një ndër nismat e para të Institutit, ishte kërkesa për tërheqjen e eshtrave mendimtarit shqiptar, duke i risjellë në vëmendje shqiptarëve se Shqipëria nuk duhet të jetë vendi tek i cili shqiptarët kthehen vetëm për t’u prehur, por adheu nga i cili ata nuk duhen të largohen kurrë.

Nën kujdesin e Uran Butkës, kemi filluar botimin e veprës së plotë të Mid’hadit, mendimet e së cilit janë mishërimi i shqiptarizmës dhe frymës perëndimore, me të cilën baballarët e Kombit mëvetësuan Shqipërinë dhe e futën atë në rrugën e përparimit."

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Edlir Rameta 10/11/2018 09:32

    Bravo Sheajt,por nje korigjim se ne kodrat e liqenit ndodhen vetem heshtrat e Naimit,dhe Avdyl frasherit dhe tani do i bashkohen dhe te Mihdat Frasherit,them nje korigjim sepse Sheaj eshte shprehur dhe per Sami Frasherin,sic e dime heshtrat dhe vari i Sami Frasherit ndollen ne Stamboll sepse Erdogani nuk na lejon ti marim ne shqipetaret,e quan Samiun Shemshedin Sami Yen.

    Shto koment

    Denonco