Shefi i Komisariatit 6 filmon protestuesit tek Unaza e re

Shefi i Komisariatit 6 filmon protestuesit tek Unaza e re

16:54, 05/11/2018
A+ Aa A-

Banorët tek zona e Unazës së re janë duke protestuar në ditën e tretë të tyre, kundër vendimit të qeverisë së Edi Ramës dhe bashkisë së drejtuar nga Erion Veliaj, për shkatërrimin e banesave të tyre.

Banorët janë shprehur se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre.

Ata kanë dalë kundër prishjes së shtëpisë dhe kundër asaj që propozon bashkia e Tiranës dhe qeveria, për bonuse 1 vjeçare strehimi.

Por ajo që ka rënë në sy është fakti se ndërsa në vendin ku po zhvillohet protesta nuk ka pasur asnjë polic, shefi i Komisariatit numër 6 ka qenë i pranishëm aty.

Por ai nuk ka zhvilluar asnjë negociatë me protestuesit, por vetëm ka filmuar protestuesit, që më pas tu bëhet presione.

Shihni foto që kanë mbërritur në redaksinë e SYRI.net:

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Salvo05/11/2018 17:04

    Vete i votuan, Ramen dhe Veliajn. T'i mbajne.

    Shto koment

    Denonco