Deklarata e Ramës/ Vasili: Çfarë llumi kemi në krye të qeverisë

Deklarata e Ramës/ Vasili: Çfarë llumi kemi në krye të qeverisë

16:29, 05/11/2018
A+ Aa A-

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, e ka cilësuar llum dhe fëlliqësirë deklarata e përdorura nga kryeministri Edi Rama, pas mosdekretimit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili shkruan se sot për njeriun që nuk ka patur kurrë rëndësi Gjykata Kushtetuese as për prishjen e Teatrit dhe as për marrëveshjen detare, u kujtua të përmendë këtë institucion vetëm ditën që nuk ju emërua një ministër për të vijuar rrugën kriminale.

Sipas Vasilit ky kryeministër sot guxoi t’i referohet edhe ish-presidentit Bujar Nishani, personit mbi të cilin nuk la gjë pa thënë, madje edhe ti largonte portretin nga zyrat shtetërore vetëm sepse e quante armik.

Ja çfarë shkruan Vasili:

Cfare llumi ne krye te qeverise.......

Per kryeministrin qe te përlante teatrin s'kishte rendesi Gjykata kushtetuese se priste puna.

Edhe per marreveshjen e detit nuk kishte asnje problem per kryeministrin se nuk ka Gjykate Kushtetuese.

Ndersa per te emeruar minister ne vazhdimesine e trafikut dhe krimit, nje nga çinonvniket e tij freskeberes, kryeministri merzitet fort se s'ka Gjykate Kushtetuese.

Po ky kryeminister qe nxori njemije felliqesira nga goja per presidentin Nishani,aq sa i hoqi edhe portretin nga zyrat, sot permes megafoneve te lodhur i referohet idiotesisht ish presidentit Nishanit.

Cfare zgjyre dhe llumi ne krye te qeverise....

Taulant Halili/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco