Gjysma e PPP-ve të pakërkuara janë korrupsion

Gjysma e PPP-ve të pakërkuara janë korrupsion

10:46, 05/11/2018
A+ Aa A-

Një studim i Bankës Botërore për koncesionet në infrastrukturë që janë dhënë me oferta të pakërkuara ka dalë në përfundimin se një pjesë e madhe e tyre janë afera korruptive.

Studimi i titulluar ‘Rishikimi i eksperiencave me ofertat e pakërkuara në projektet e infrastrukturës’ ka analizuar koncesionet në 15 shtete në zhvillim, por edhe të zhvilluara. Sipas tij, një pjesë e madhe e koncesioneve të pakërkuara si në vendet në zhvillim ashtu dhe në ato të zhvilluara janë afera korruptive me kosto të larta për qytetarët.

‘Në Meksikë 44 për qind e kompanive që kanë bërë oferta të pakërkuara pranuan se kanë dhënë ‘një pjesë të tortës’ tek zyrtarët dhe autoritetet,’ thuhet në raport.

Por korrupsioni me konçesionet e pakërkuara nuk është i pranishëm vetëm në vendet në zhvillim. Sipas Bankës Botërore, ofertat e pakërkuara nxisin korrupsion edhe tek vendet e zhvilluara me zbatim të fortë të ligjit.

Image

‘Zyrtarët publikë në Itali dëshmojnë se konçesionet e pakërkuara që jepen nga nivelet e ulëta të qeverisë, përfshirë autoritetet lokale, janë shumë të dyshimta për korrupsion’ thuhet në raport.

Për shkak se ofertat e pakërkuara anashkalojnë ligjin dhe rregullat e prokurimit publike ato nxisin praktikat korruptive dhe nepotizmit. Sipas Bankës Botërore, shpesh këto kontrata negociohen me dyer të mbylla dhe jashtë syve të publikut.

‘Është pikërisht për këtë arsye që qeveria britanike nuk i merr në konsideratë ofertat e pakërkuara, për shkak se ato shndërrohen me lehtë në praktika korruptive,’ vijon raporti.

Banka Botërore ka qenë një nga promotorët kryesore të përdorimit të konçesioneve si një instrument për të tërhequr kapitalin privat në projektet publike. Por eksperienca negative e vënë re në shumë vende ku është përdorur ky instrument duket se e ka detyruar Bankën që të ndryshojë qëndrim duke ju bërë thirrje qeverive që të kenë kujdes dhe të mënjanojnë ofertat e pakërkuara.

Edhe pse Shqipëria nuk është pjesë e vendeve të marra në shqyrtim nga raporti i Bankës Botërore, qeveria shqiptare ka përdorur në mënyrë agresive mekanizmin e konçesioneve të pakërkuara, jo vetëm në fushën e infrastrukturës, por edhe atë të shërbimeve publike.

Në dy vitet e fundit qeveria shqiptare ka dhënë 1.4 miliardë dollarë konçesione të pakërkuara në ndërtim rrugës, dhe 500 milionë dollarë të tjera në shërbimet publike, veçanërisht në fushën e shëndetësisë. Shumë nga këto projekte janë përfolur si afera korruptive, me faturë të lartë për qytetarët shqiptarë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Asd05/11/2018 18:21

I thonin mr. 20% Tani perqindja eshte e panjohur.

Shto koment

Denonco