Manjani jep sqarimin ligjor: Ja pse Presidenti nuk mund të shkarkohet

Manjani jep sqarimin ligjor: Ja pse Presidenti nuk mund të shkarkohet

09:14, 04/11/2018
A+ Aa A-

Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka sqaruar se a mund të shkarkohet Presidenti i Republikës pas mosdekretimit të propozimin të Ramës për Ministër të Brendshëm të z. Sandër Lleshi.

Manjani ka cituar 3 nenet e Kushtetutës të cilat bëjnë fjalë për këtë çështje.

Jo pa ironi Manjani ka përmendur nenin e fundit sipas të cilit, Gjykata Kushtetuese duhet të vlerësojë vendimin e shkarkimit, duke thënë se kjo gjykatë në Shqipëri nuk ekziston.

Ja postimi i plotë i Manjanit

Sqarim ligjor, përsëri për ata që më shkruajnë:

Pyetja e radhës është: a do shkarkohet Presidenti i Republikës pas mosdekretimit? Përgjigja ime është: Nuk kam si e nga ta di do shkarkohet Presidenti apo jo. Por mund t’u sjell në vemendje nenin 90.2 të Kushtetutës. Sipas këtij neni Presidenti i Republikës shkarkohet nga Kuvendi kur; 1. Ka kryer një krim të rëndë, ose ka shkelur rëndë Kushtetutën. Nuk besoj se mosdekretimi i Sandrit është i tillë. 2. Votojnë jo më pak se 93 deputetë pro shkarkimit. Rilindja e vetme nuk i ka kaq numra në Kuvend. 3. Vendimin e shkarkimit duhet ta vlerësojë Gjykata Kushtetuese, e cila nuk ekziston. Besoj ku nen e sqaron plotësisht pyetjen. Të dielë të mbarë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

xhaferri05/11/2018 16:28

Per cilen kushtetute flet o manjan? Ne Shqiperi jane shkermoqur elementet bazike te nje shteti te se drejtes. Nje vend ku nuk funksionin nje nga tre pushtetet, nuk quhet me shtet. Pa pushtet gjyqesor, nuk mund te eksitojne as ai ekzekutiv dhe as ai legjislativ. Dhe per fatin e keq te shqiptareve, nuk kziston as maxhorance e as opozite. Kjo e fundit ka rene viktime e pazareve.

Hermes 04/11/2018 09:22

I Nderuar Z Manjani Arsyetimi Juaj do te qendronte nese ata do te njihnin dhe vepronin ne perputhje me Kushtettuten . Ne kete vend ku mbizoteron dhe triumfon injoranca , ku qe nga momenti i mosfunksionimit t e Gjykates Kushtetuese , kane rene dhe vete Parlamenti eshte e kote te besh referime me Kushtetuten.

Shto koment

Denonco