Gazetari Skuqi reagon sërish ndaj Panajot Barkës: Nuk është fotomontazh, ke dalë me kallash në duar

Gazetari Skuqi reagon sërish ndaj Panajot Barkës: Nuk është fotomontazh, ke dalë me kallash në duar

22:54, 02/11/2018
A+ Aa A-

Gazetari Telnis Skuqi i është përgjigjur sot sërish Panajot barkës, pas një debati të filluar mes tyre për një foto të publikuar nga gazetari, ku shfaqet barka i armatosu me kallashnikov.

Në postimin e tij në Facebook, Skuqi shkruan se deri më sot ka parë vetëm dy minoritarë të armatosur, Panajot Barkën dhe ekstremistin Kostandinos Kaçifas.

Ja postimi i Skuqit:

Kisha preferuar heshtjen për të respektuar një vendim të formës së prerë të gjyqësorit, sepse kultura ime nuk ma lejon të diskutoj një vendim, qoftë edhe në disfavorin tim.

Jetoj në Norvegji si sot mbi tri vite më parë dhe jeta këtu më ka mësuar të respektoj jetën e tjetrit. Nëse ke një mendim ndryshe nga një norvegjez, mjafton ta thuash hapur sepse këtu vendasit të dëgjojnë dhe e dëgjojnë njërin-tjetrin, por nuk të lejojnë të flasësh si Panajot Barka.

Si gazetar dhe fotoreporter kurrë në jetën time nuk i’a kam lejuar vetes të shkruaj kuturu për një person. Gjithmonë kam respektuar burimet madje, u kam dhënë të drejtë të prononcohen edhe personat e prekur në investigimet e mia.

Rasti i Panajot Barkës është shumë i veçantë. Disa vite më parë, unë kam kryer një investigim ndaj këtij personi, madje deri në Greqi. Nuk dëshiroj të vendos pikat mbi “i” se kush ka abuzuar me fondet e BE pasi ky nuk është problemi im por i gjyqësorit. Ky investigim prekte direkt Barkën, fatkeqësisht.

Përpara se ta publikoja investigimin tim, unë i kam dërguar një e-mail për t’u prononcuar. Pasi heshti prej dy javësh, postova një zarf në adresë të tij sërish për t’u prononcuar dhe çuditërisht përgjigja më erdhi me email. Reagimi i tij ishte skandaloz, aq sa miku im i shtrenjtë, gazetari Celo Hoxha, ngeli pafjalë. Ishte një fjalor që do ta kishte zili edhe rrugaçi më i rëndomtë i Shqipërisë. Ai ishte marrë personalisht me jetënn time fëminore, sepse gabimi im ishte se unë nuk i përzgjodha prindërit e mi ku erdha në këtë jetë.

Në fakt unë isha në të drejtën time ta degjeneroja këtë palo intelektual, por preferova heshtjen si varri dhe investigimin e publikova bashkë me reagimin e tij, sigurisht duke e redaktuar. Pas publikimit të artikullit tim, Barka i’u drejtua gjyqësorit. Shkallën e parë e fitova unë, të dytin ai, por vendimi i gjyqësorit nuk kishte lidhje fare me artikullin, as me fotografinë e tij me kallashnikov, por për një koment që dikush e kishte publikuar me emrin tim. Personalisht nuk dua ta diskutoj fare vendimin, nuk është në kulturën time, sepse vendimi civil i Gjykatës së Apelit është përcjellë në Gjykatën e Lartë dhe prej tri vitesh jam në pritje.

Unë dua të marr anën më të keqe të saj. Si është e mundur që një i vetshpallur gazetar, pedagog, i vetshpallur intelektual dhe analist, të keqpërdorë një vendim gjyqësori, ku në fakt vendimi i gjyqësorit nuk ka lidhje fare me fotografinë ku ai shfaqet si cub me kallashnikov?! Unë mund të jem i dënuar penalisht si ordiner, si trafikant droge, si përdhunues, si vrasës, si të gjithë rilindasit që rezultojnë me rekorde kriminale, por kurrë në jetën time nuk jam dënuar si fotoreporter që montoj fotografi.

Profesionin e fotoreporterit e kam dashuruar aq shumë, sa asnjëherë nuk i’a kam bërë me hile këtij zanati. Panajot Barka është në të drejtën e tij të bëjë lojën në favor të Greqisë, por unë në jetën time si gazetar dhe fotoreporter, kam parë vetëm dy minoritar që lëvizin me kallashnikov në dritë të diellit: Atë (Panajot Barkën) dhe kriminelin nga Bularati, që është bërë heroi i tij, Konstandin Kaçifas, i vrarë rreth një javë më parë nga RENEA.

Natyrshëm mua më lind e drejta që t’i kërkoj Panajot Barkës falje jo mua personalisht, por opinionit publik. Panajot Barka mund ta rigjej veten si pedagog falë kontributit personal të kryeministrit Edi Rama, por ai nuk mund të interpretojë sipas dëshirës së tij vendimet e gjyqësorit, sepse ai nuk e ka këtë të drejtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fori03/11/2018 08:47

Bravo Telnis..

Shto koment

Denonco