Berisha: Rama duhet të kishte kërkuar falje për firmën e Kristaqit që vari Havzi Nelën

Berisha: Rama duhet të kishte kërkuar falje për firmën e Kristaqit që vari Havzi Nelën

21:26, 01/11/2018
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar mbrëmjen e sotme që është e pafalshme që Edi Rama edhe sot e kësaj dite nuk i ka kërkuar falje familjes së Havzi nelës.

I ftuar në emisionin ‘Debat’ në Channel One, Berisha tha se ai nuk dënon djalin për krimet e babait por, djali duhet të kishte kërkuar falje të paktën për firmën vrastare të kristalit.

‘Në vlerësimin e një njeriu disa momente kyçe janë të pakapërcyeshme. Unë nuk mbaj përgjegjës djalin për babin, por po të kem parasysh nga sistemi që vijmë ne dhe po të kemi parasysh se i ati i tij unë e kam njohur skulptor, por dhe funksionar i lart, ka firmën në varjen e Havzi Nelës, unë mendoj se atij i takonte ti kërkonte falje familjes së Havzi Nelës, për aktin e të atit.

Duhet ta mbani mend në vitin 1991, kur e ndjera Fatbardha Shkurti nuk i kërkoi asgjë Edi Ramës, vetëm të kërkosh falje për babain tënd. Unë nuk kam prirje që të dënoj djalin për të atin. Firma e dytë pas Ramiz Alisë është firma e kristal Ramës, të cilën mund të mos e bënte’, deklaroi Berisha.

Taulant Halili/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco