Puthja që ja kalon edhe zhvirgjërimit

Puthja që ja kalon edhe zhvirgjërimit

18:56, 01/11/2018
A+ Aa A-

Gjesti i një zonjë të moshuar pas konferencës për shtyp të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ishte ai që tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve, dhe nuk mbeti pa u diskutuar.

Për analistin Ylli Dylgjerin, puthja e gruas së moshuar ‘Zonja Pafajësia’ do t’i mbesë shumë gjatë në mendje Saimir Tahirit, aq sa do ja kalojë dhe përvojës së parë seksuale të ish-ministrit. Në komentin e tij në Facebook, Dylgjeri vijon më tej se puthja që i dha në dorë gruaja e moshuar Tahirit, ishte aq e ndierë sa i ka harxhuar disa kalori Saimir Tahirit:

Ja çfarë shkruan Dylgjeri:

Puthja është një mënyrë për të shfaqur afeksion te njerzit. Një puthje e tillë u pa sot pas konferencës per shtyp te zotit Saimir Tahiri

Nje grua në moshë, "zonja Pafajsia", u ofrua dhe duke i marrë dorën z.Tahiri, e puthi atë disa çaste te zgjatura. Kjo puthje u duk qe la gjurme ne syte dhe emocionet e te puthurve.

Është provuar që njerëzit e mbajnë mend puthjen e tyre të parë, qoftë dhe në dore, dhe

e kanë më të gjallë në kujtese sesa përvojën e parë seksuale.

Të flasim pak fjalë për këtë puthje

Pasi puthja e dorës së zoti Tahiri u fiksua në aparatet e paparaceve, studjusit u muarën

me efektet dhe ndjesite qe transmetoi ajo ne publik dhe te vete të puthurit. Kështu psh u konstatua se nga lëvizja e buzëve të gruas në dorën e zotit Tahiri u dogjën 2 kalori për çdo minutë puthje. Por meqë puthja ishte pasionante, djegja shkoj deri ne 6 kalori në minutë. E shprehur në peshë, nëse aplikohet ne çdo konferencë shtypi, do të kemi përballe një mashkull thin dhe elegant që meriton ti thuhet jo vetem Saimir por edhe sa i mirë...!

Të masësh kohëzgjatjen e gjithë veprimeve pasionante të ndihmon t’i vendosësh gjërat në perspektivë.

Dhe efektet duken se nuk po vonojnë

Pafajsia po shkon drejt zotit Tahiri. Ajo fillimisht kaloi Adriatikun dhe tashme eshte tranzit te Krimet e Renda.

Deri atehere, le te kujtojme puthjen e zonjes Pafajsia sot.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco