Dorëheqja e Isarajit/ Ish-Ministri: Ky është standardi që duam, jo ai i Xhafës

Dorëheqja e Isarajit/ Ish-Ministri: Ky është standardi që duam, jo ai i Xhafës

16:34, 22/10/2018
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas dorëheqjes së Arben Isarajit nga pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm të Transportit Rrugor.

Manjani shkruan se kjo është sjellja dhe standardi që duhet të ketë çdo zyrtar i shtetit, të cilin Rilindja na e kishte fshirë nga kujtesa.

Ndërkohë Manjani bën dhe një krahasim mes Isarajit dhe Xhafës, i pari jep dorëheqjen për atë që ka bërë i vëllai, ndërsa i dyti përdor postin për të legalizuar krimet e vëllait.

Ja postimi i Manjanit:

Vëllai i Arben Isarait u arrestua për shumë më pak nga sa ka bërë vëllai i Fatmir Xhafajt.

Megjithatë Arbeni dha dorëheqje nga një funksion shumë më të pa rëndësishëm sesa ai që mban Fatmiri.

E përshëndes zotin Arben Isaraj për qytetarinë dhe nivelin e lartë etik e profesional!

Ky është standarti i sjelljes se zyrtarit publik, standart të cilin Rilindja na e kishte fshirë nga memoria politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nasho minatori22/10/2018 17:20

Po sikur ketij Benit t'i kete djegur miza nen kesule per ndonje gjynah te vetin? Jo se ka ndodhur, po sikur...

sadriu22/10/2018 16:40

O Ylli, Arben Isaraj e ka patur vellain kriminel edhe kur ka qene deputet, edhe kur ka qene zvminister i drejtesise edhe tani drejtor. Madje postet i ka kapur fale pushtetit dhe parase se piset te te vellait! Ai nuk eshte nga ata burre qe mban standarte. Ai eshte me llum se llumi. Gjetke fle lepuri. Mos na e shisni sapunin per djathe. Se kur flet shume, si puna jote, rrezikon edhe te gabosh, madje rende.

Shto koment

Denonco