Flet shefi i tyre/ ‘Disa drejtorë legenë po na marrin fytyrën’!

Flet shefi i tyre/ ‘Disa drejtorë legenë po na marrin fytyrën’!

13:16, 22/10/2018
A+ Aa A-

Edi Rama gjoja është revoltuar me drejtorët që ka emëruar vetë duke i cilësuar si ‘legenë që po ja marrin fytyrën’.

Pas arrestimit të dy ish-deputetëve socialistë, si dhe ndalimit të disa zyrtarëve të institucioneve publike, Rama ka mbledhur ditën e sotme grupin parlamentar të PS-së.

Para të tijve Rama ka qenë tepër i ashpër duke folur për të korruptuarit dhe ata që kanë dështuar në drejtimin e këtyre institucioneve.

‘Kemi ca drejtore legena që po na nxijnë fytyrën me korrupsion e keqmenaxhim’,-mësohet të jetë shprehur Rama në mbledhjen e grupit parlamentar socialist. .

Në fakt Rama është thjeshtë shefi i tyre dhe që i urdhëron.

Po ashtu, Rama ka urdhëruar mbledhje urgjente kryesie pasditen e nesërme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t22/10/2018 13:49

kryelegeni i flet legenave

Shto koment

Denonco