'Ndëshkimi i grupit hetimor për Tahirin, pak orë pas urdhrit për sekuestrimin e 31 pasurive të Habilajve'

'Ndëshkimi i grupit hetimor për Tahirin, pak orë pas urdhrit për sekuestrimin e 31 pasurive të Habilajve'

13:25, 23/09/2018
A+ Aa A-

Transferimi i paligjshëm i 3 prokurorëve të Krimeve të Rënda dhe procedimi disiplinor për 10 prej tyre, është pjesë e një skenari të urdhëruar nga Edi Rama, për të shantazhuar prokurorët që janë në betejë të përditshme me krimin e organizuar, pushtetarët e lidhur me të dhe qeveritarët e korruptuar. kështu ka deklaruar sot PD-ja, nëp?7rmjet këshilltarit ligjor Gazment Bardhi.

Në deklaratën e saj, PD shprehet:

Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit ka marrë goditje të paprecedentë gjatë këtyre ditëve nga Arta Marku, Kryeprokurorja e Edi Ramës, që me veprime të qëllimshme dhe me paramendim, po godet, dekurajon dhe shantazhon, grupin e prokurorëve antimafia.

Transferimi i paligjshëm i 3 prokurorëve të Krimeve të Rënda dhe procedimi disiplinor për 10 prej tyre, është pjesë e një skenari të urdhëruar nga Edi Rama, për të shantazhuar prokurorët që janë në betejë të përditshme me krimin e organizuar, pushtetarët e lidhur me të dhe qeveritarët e korruptuar. 

Sulmi ndaj prokurorëve të Krimeve të Rënda është pjesë e marrëveshjes së Edi Ramës me krimin e organizuar, që fuqizohet çdo ditë e më shumë, falë mbështetjes nga Qeveria.

    Qëllimi është që drejtësia mos të funksionojë për bandat e lidhura me pushtetin, siç nuk funksionoi për Agron Xhafën, vëllanë e Ministrit të Brendshëm, dhe si nuk ka për të funksionuar as për Saimir Tahirin.

    Transferimi i njërit prej prokurorëve dhe procedimi disiplinor i një prokurorit tjetër, të dosjes së Saimir Tahirit, vetëm pak orë pasi kishin urdhëruar sekuestrimin e plot 31 pasurive të grupit kriminal “Habilaj”,  është një mesazh i qartë për drejtësinë: Kush vepron ndaj bandave të lidhura me pushtetin, largohet nga detyra, ndëshkohet dhe sulmohet.

    Ky është urdhri i sekuestrimit të pronave të grupit kriminal Habilaj, i firmosur nga prokurorët e Krimeve të Rënda, të cilët u ndëshkuan vetëm pak orë më pas nga shërbëtorja e Edi Ramës dhe e krimit të organizuar në krye të Prokurorisë.

    Arta Marku është e vetëdijshme se pse është në atë pozicion në mënyrë krejtësisht të paligjshme dhe të imponuar nga Edi Rama: Që t’i mbyllë gojën asaj pjese të drejtësisë që nuk ka frikë të luftojë krimin e organizuar të lidhur me pushtetin dhe korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës!

    Mekanizimi i mbylljes së gojës së drejtësisë nga Arta Marku dhe lidhja shkak-pasojë që e vërteton atë, gjendet në vendimet e Partisë Socialiste në Parlament.

    I njëjti grup individësh që kartonin e deputetit e përdorën për të penguar prokurorinë që të arrestonte Saimir Tahirin, 54 ditë pas këtij akti, imponuan emërimin e paligjshëm të Arta Markut, që prokuroria të mos kërkonte më arrestimin e Saimir Tahirit dhe të dështonte hetimet ngaj tij.

    Shpërbërja e grupit hetimor të dosjes së Saimir Tahirit, dhe pengimi i drejtësisë në këtë rast, janë veprime kriminale të Kryeprokurores Arta Marku dhe ajo duhet të përgjigjet përpara ligjit për këtë.

    Hetimi pa vonesë për padinë penale të opozitës dhe pezullimi i Arta Markut nga detyra është shërbimi më i madh që prokurorët e ndershëm mund t’i bëjnë drejtësisë, duke mos lejuar që një kryeprokurore e përkohshme, shërbëtore e krimit të organizuar, t’i bëjë Shqipërisë një dëm të përhershëm."

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Luli24/09/2018 07:09

    Pse nuk i publikoni ato qe ne shkruajm per kete bythqirin apo qihenivedhe ju me kete te nderuar administrues. Jo media kazani por jeni bere medi pederashtesh. Bytheqira. Efhe po se publikuat te pakten e lexuat.

    Shto koment

    Denonco