Fatmir Xhafa, Arta Markut/ Ndale Bashën, po më shantazhon mua dhe Ramën

Fatmir Xhafa, Arta Markut/ Ndale Bashën, po më shantazhon mua dhe Ramën

17:51, 20/09/2018
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i ka kërkuar sot kryeprokurores Arta Marku të hetojë deklaratat e opozitës se ai dhe kryeministri Rama kanë përdorur pushtetin politik për të fituar dhe pastruar paratë e krimit dhe të drogës përmes lojërave të fatit.

“Kam të drejtën institucionale e personale ti bëj publikisht thirrje ndërgjegjes profesionale të organit të prokurorisë që në këtë situatë të angazhohen seriozisht  për të marrë përgjegjësitë që ligji u takon dhe të ushtrojnë kompetencat ligjore përkatëse për të hetuar sa më shpejt mbi këto deklarime. Ne nuk mund të vazhdojmë më me këtë situatë ku pa mbajtur asnjë lloj përgjegjësie, çdokush mund të mashtrojë  publikisht, shpifë si të dojë apo akoma më keq të shantazojë çdo njeri të thjeshtë apo funksionar të lartë siç është ministri i Brendshëm apo kryeministri i vendit”, tha Xhafaj gjatë fjalimit të mbajtur sot në Kuvend.

Ministri i Brendshëm u shpreh se ai s’ka asnjë lidhje me akuzat e opozitës për përfshirje në biznesin e lojërave të fatit direkt apo indirekt përmes familjarëve të tij. /Lapsi.al.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

SKIA20/09/2018 18:33

Me masken e demagogjise mundohet ti shmanget pergjegjesive, e bemave puciste te shtetareve e vehtes se vet, por i ka dale kallai, e ne ngjyren e mashtruesit kerko te na dale si ipa perlyer me tere bemat e ato qe fsheh e ka fshehur, si sherbetor i rilindjes e mafiozeve qe i komandojne. Ky eshte brenda me tere paraqitjen, e gjendjen shpirterore, sa qe ben sikur s;di gje. e sikur eshte i ndershem, dhe qe e sulmojne kot, e cilin? kete kuql trashegimtar i fshehur pas rilindjes.

t20/09/2018 18:32

Prokurore leshi te marr ramen te parin per deklarimet e ekspertizes te zerit te a.xhafes

Shto koment

Denonco