Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Plagët sociale që u shkaktuan nga qeveria Rama

FOTO/ I sulmoi si të pakulturuar, qytetarët ‘masakrojnë’ Thaçin në Facebook

FOTO/ I sulmoi si të pakulturuar, qytetarët ‘masakrojnë’ Thaçin në Facebook

14:46, 09/09/2018
A+ Aa A-

Bllokimi i rrugëve nuk na ndihmon dhe duhet të tregoni kulturë minimale njerëzore, u tha Thaçi protestuesve. Këta të fundit u shfrynë mirë në Thaçin ku përmes komenteve edhe e masakruan.

‘Na morre fytyrën’, ‘Na keni zhgënjy’, ‘Ooo Majmun ti duhesh me tregu kulturë’, ‘Don me na bo prish kufirin’, ‘O bërllog, ty s’të kisha lan me shkel Drenicën’, ‘Ti vetëm president nuk je’, e çka nuk i komentuan tjetër.

Komentuesit ia kanë kujtuar Thaçit faktin se si askush prej zyrtarëve të Kosovës nuk është lejuar ta vizitojë Luginën ndërsa zyrtarët serbë vijnë kur të duan në Kosovë.

Ia kujtuan edhe masakrën e serbëve mbi popullsinë e Kosovës.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar një vizitë dy ditore në Kosovë dhe nga këtu ka folur për resurset natyrore të shtetit tonë, në veçanti për Liqenin e Ujmanit.

Vuçiç, pasi u poshtërua në Drenicë, qytetarëve serbë të Banjës së Skenderajt ju drejtua përmes telefonit.

Pas kësaj serbët e Veriut ia organizuan një pritje, aty Vuçiç tha se kurrë nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco