Sot Kuvendi, Spaho: Taulant Balla nuk duhet të jetë pjesë e Konferencës së Kryetarëve

Sot Kuvendi, Spaho: Taulant Balla nuk duhet të jetë pjesë e Konferencës së Kryetarëve

12:34, 03/09/2018
A+ Aa A-

Edmond Spaho, kryetari i Grupit parlamentar të PD-së ka kërkuar sot në Konferencën e Kryetarëve të Grupeve në Kuvend që Taulant Balla, kreu i Grupit të PS, nuk duhet të jetë pjesë e Konferencës së Kryetarëve

Spaho ka folur për lidhjet e deputetëve me krimin dhe sidomos për faktin skandaloz të denoncuar muajt e fundit, miqësinë e Ballës, Taulant Ballës, me një anëtar të bandës së Aldo Bares, biznesmenin e dënuar për drogë, Edmond Begon. Po ashtu, tërhoqi vëmendjen për deputetin Jurgis Çyrbja dhe lidhjen e tij me bandën e Shullazit. "Këto janë raste të ligjit të dekriminalizimit," ka thënë ai.

Spaho ka evidentuar njerin pas tjetrit, ngjarjet e rënda kriminale që shenjuan verën e sivjetshme dhe tha se opozita ishte shumë e shqetësuar për këtë situatë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco