Shkrimtari dhe publicisti i njohur akuza të forta: Deklarata e Vuçiç dhe Thaçit për kufijtë, e gatuar nga Edi Rama

Shkrimtari dhe publicisti i njohur akuza të forta: Deklarata e Vuçiç dhe Thaçit për kufijtë, e gatuar nga Edi Rama

21:21, 16/08/2018
A+ Aa A-

Shkrimtari dhe publicisti i njohur, Mehmet Kraja, i është shtuar zërave kundër ndarjes së kufijve në Kosovë. Jo vetëm kaq, por ai ka artikuluar edhe akuza të rënda ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Eama.

“Edi Rama po ndërhyn në një çështje mes Kosovës dhe Beogradit. Deklarata e Vuçiç dhe Thaçit për kufijtë, është e gatuar nga Edi Rama”, u shpreh Kraja.

Akuzat e forta Kraja i bëri sot nga Prishtina, në aktivitetin “Letërsia dhe qyteti”, të organizuar nga gazetaret Alda Bardhyli dhe Beti Njuma.

Sipas Krajës, “Edi Rama duhet të distancohet. Kufijtë e Kosovës, nuk janë çështje e Shqipërisë”.

“Nëse do të ishte e Shqipërisë do të ishte zgjidhur”, ka ironizuar Mehmet Kraja. SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco