Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, sot para Vetingut

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, sot para Vetingut

07:52, 20/07/2018
A+ Aa A-

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori do të dalë sot para komisionit të Vetingut. Pasuria e tij familjare llogaritet rreth 58.7 milionë lekë. Trupi gjykues që do të drejtojë seancën përbëhet nga: kryetar Olsi Komici, anëtarë Roland Ilia dhe Pamela Qirko.

Xhezair Zaganjori është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në vitin 1981 dhe që nga ajo kohë ka qenë lektor i të Drejtës Ndërkombëtare Publike, të Drejtës Europiane dhe të Drejtave të Njeriut në Fakultetin e Drejtësisë, Shkollën e Magjistraturës dhe Shkollën e Studimeve Europiane, shkruan reporter.al.

Në vitet 1992-1997, Zaganjori ka qenë ambasador në Gjermani. Ndërsa në vitet 1998-1999 ka qenë bashkëpunëtor shkencor pranë Institutit Max-Planck, për të Drejtën Ndërkombëtare dhe të Drejtën Kushtetuese në Heidelberg të Gjermanisë.

Në vitin 2003, Zaganjori është zgjedhur anëtar i Gjykatës Kushtetuese, detyrë të cilën e ka mbajtur për një dekadë. Në mars të vitit 2013 ai zgjidhet anëtar i Gjykatës së Lartë dhe një muaj më pas emërohet kryetar i kësaj gjykate.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Xhezair Zaganjori nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. 

Image

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të

vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë zoti Zaganjori zotëronte një pasuri familjare prej 13.9 milionë lekësh në vitin 2003-kur deklaroi për herë të parë pasurinë.

Sipas deklaratës fillestare, ai zotëronte një apartament banimi me sipërfaqe 200 m2 dhe 87 m2 ballkone, një bibliotekë 70 metra katrorë, një bodrum +zyrë me sipërfaqe totale 90 metra katrorë si dhe rreth 3.2 milionë lekë kursime.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e zotit Zaganjori është rritur me katër herë, duke kapur vlerën e 58.7 milionë lekëve.

Ajo përbëhet nga 40.8 milionë lekë likujditete në bankë, 16.9 milionë lekë pasuri të paluajtshme dhe 900 mijë lekë kursime në cash.

Të ardhurat familjare të zotit Zaganjori për periudhën deklaruese 2004-2017 kapin në total vlerën e 99.7 milionë lekëve.

Rreth 60 për qind e këtyre të ardhurave kanë si burim pagën nga funksioni, aktivitetin akademik dhe projektet si ekspert të zotit Zaganjori përgjatë viteve.

Ndërkohë, 14.3 për qind kanë si burim të ardhurat nga qeratë dhe 13.3 për qind të ardhurat nga aktiviteti privat i bashkëshortes si notere.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit.

BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme sa i përket mbulimit të pasurive nga të ardhurat.

Ndërkohë, BIRN ka identifikuar si “flamur të kuq” një investim të vitit 2008 me vlerë 35 mijë euro dhe 1.2 milionë lekë të bashkëshortëve Zaganjori në kompaninë “2E Construction”.

Ky investim përmendet sërish në vitin 2017, kur kreu i Gjykatës së Lartë deklaron se ka marrë mbrapsht nga kompania shumën 1 milionë lekë që kishte paguar për një apartament.

Mbetet e paqartë marrëdhënia kontraktuale mes palëve për vlerën e mbetur të 3.2 milionë lekëve.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

spartak20/07/2018 07:58

Mirë e ka populli i shkretë , se abuzimin , korrupsionin dhe padrejtësinë e pa imagjinueshme ai , jo vetëm që e ka heq në kurriz , jo vetëm që është gjakos , sakatuar e deri vrarë e janë fut në hasmëri nga poshtërsia e PA DREJTESISE , jo vetëm që është përbuzur dhe denigruar prej tyre , por edhe sot , ato janë ku kanë qenë , duke bredh dyerve të gjykatave , prokurorive , policive , përmbarimeve , etj e s'po gjejnë të drejtën për pronat , për vrasjet , vjedhjet , kërcënimet , etj , etj , madje shikojnë po ato fytyra . Nuk mund të durojnë më , që , sot , të vazhdojnë e ti bëjnë karshillik e serbesllik , torturuesit e hajdutët , e madje të largohen me miljonat e tyre pa i hy asnjë gjemb në këmbë , sepse ja lejon ligji i Vetingut ! Hik me ato që ke vjedh deri sot dhe u lamë !!! . Populli shkon me denoncu nga halli e nga mllefi , por s'ka për të arrit gjë , se këta janë kopila , e kanë rregullu ligjin e Vetingut për mos me i kap dhe jo me i gri . A zgjidhet ? Me dashtë , PO . E dij , që s'duan asnjeri , nga i pari tek i fundit , por populli duhet të ushtrojë presion ndaj deputetëve , Qeverisë e deri Presidentit . O ta rregullojnë këtë punë , ose të zhduken , mbasi reforma në Drejtësi , që në fillim zhvillohet me padrejtësi E para : Nuk paragjykoj asnjë njeri . Sa ti vejsh në siklet se sa të deklarojnë , si t'i deklarojnë , mos t'i thonë i justifikon , s'i justifikon , mos t'i thonë i ke msheh , si ke msheh , do ishte ma mirë të miratohet : NENI EKSTRA - Deklaroj , ndën përgjegjësinë time , se , në qoftë se mbi ato që kam deklaruar në DEKLARATEN PERSONALE TE PASURISE më zbulohet DHE VERTETOHET edhe 1 LEK më tepër , e gjithë pasuria ime të më skuestrohet . Bashkëpunëtorëve , që kapen , dhe VERTETOHEN , si ndihmës në FSHEHJEN E PASURISE DHE TE ARDHURAVE të personave që i nënshtrohen Vetingut , u sekuestrohet pasuria njëlloj . Miratojeni këtë nen në parlament . Shtojani në fund si pikë të veçantë dhe me vend firmosje të veçantë ( që mos të thonë NUK E KAM LEXUAR ) , tek Deklarata e Pasurisë , dhe , kthejani mbrapsht pa përjashtim të gjithëve deklaratat e para , për ti plotësuar edhe njëherë prej fillimi . Do shikoni , kur nga frika , të deklarojnë dyfishin e deklarimit të parë . Atëherë luan qeni i kallajxhiut tamam . Bëjani transparente t'i shikojë populli deklaratat , se , ma mirë se ai , nuk e din njeri , a i ka mbet gjë pa deklaruar më , ku i ka msheh dhe si i ka msheh , apo jo . Sepse , do rrijmë 10 vjet e s'kena për të nxjerrë gjë në dritë . Ç'është ky muhabet . Bona ç'bona në detyrë , ( miljona të pa pame abuzim , korrupsion e ndoshta ma shumë ) e po hiki njëherë . Më heqin nga puna , sepse nuk i justifikoj dhe ato pasuri që kam deklaru . Boj , sikur nuk e paranoj , dhe ankohem , që mos të më gërmojnë më shumë , por dhe për gozhdë , se ishalla vijnë në krye shokët e mij hajduta e, këtij shteti ( këtij populli të raskapitur ) me mujt me i marrë edhe detyrën prap , edhe pare sa të mund . Ç'u bo ky Veting kështu . Bo qejf e abuzo me vite të tëra . Ke marrë dhe rroga e dieta sa s'vuhet nga taksat e mija . E tani hikën ose shmangesh me marifet e qejf o qerrata me paret e vjedhura e abuzimin e pa parë . Hë pra mo . Luaj vendit Gramoz Ruçi . Doni Veting , apo kujtoni , se populli , ( Europa edhe mundet ) ha bar . Çoje nenin në Kuvend . Shifeni a do mundet t'i dali njeri kundër . Mos u vono asnjë sekondë . Nen ma i qartë , ma i thjeshtë e ma i shkurtër , s'ka ku të shkojë . Nen për VETING e jo për RAFTING . Llallës , që ka qenë për 5 vjet i pari Shqipnisë për me godit krimin , korrupsionin e abuzimin , jo vetëm çojani të parit këtë formularin e ri , por kapeni për zverku edhe bjereni të justifikojë gjithçka . Ishte dhe 5 vjet tek kthimi ( rruajtja për vete ) i pronave . Me NENI-n e RI SHTESE , çojeni në fis , që jo Gjermania , por as Gramshi të mos i japi azil pulitik . Me përulësinë më të madhe ndaj popullit tim shqiptar , dhe me shpresën , për një të ardhme të shpejtë , më të pastër e më të mirë .

Shto koment

Denonco