‘Kujto.al’, çfarë është platforma online për viktimat e komunizmit

‘Kujto.al’, çfarë është platforma online për viktimat e komunizmit

18:20, 19/07/2018
A+ Aa A-

 Vetëm pak ditë më parë është prezantuar platforma onlinë për viktimat e regjimit komunist ‘kujto.al’.

E ideuar nga deputeti Agron Shehaj dhe e drejtuar nga studiuesi Erald Kapri, kjo platformë ka informacione për rreth 50 mijë qytetarë që janë viktima të regjimit komunist.

Duke folur në studion e SYRI.net, Kapri është shprehur se kjo ide lindi pak muaj më parë dhe për ta bërë sa më funksionale është marrë modeli çek i kësaj fushe.

Duke folur përballë gazetarit Alen Xhelili, studiuesi Kapri është shprehur se për këtë platformë po punohet nga një grup personash, që mbështeten nga deputeti i PD-së në Vlorë, Agron Shehaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tarasi19/07/2018 18:28

Mirenjohje e respekt per deputetin Shehaj e studiuesin Kapri.

Shto koment

Denonco