Vettingu, vendimi për gjyqtaren e Apelit Vlorë Brikena Ukperaj, me 25 Qershor

Vettingu, vendimi për gjyqtaren e Apelit Vlorë Brikena Ukperaj, me 25 Qershor

11:28, 22/06/2018
A+ Aa A-

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi zhvilloi një seancë dëgjimore me gjyqtaren e Apelit Vlorë Brikena Ukperaj (Lubonja) ka vensur qe  vendimi për këtë gjyqtare të merrte me 25 Qershor.

Trupa gjykuese e përbërë nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari, Etleda Çiftja do të shqyrtojnë dosjen e gjyqtares bazuar në tre kritere, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësimin profesional.

Brikena Ukperaj (Lubonja) është edhe kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor.  Relatorja Etleda Çiftja tha se ILDKPKI ka paraqitur raport pozitiv dhe se gjyqtarja nuk ka fshehur pasurinë dhe nuk ka deklarim të rremë.

"Hetimi u përqendrua në një apartament në Tiranë të blerë në vitin 2012 në Selitë dhe një makinë", tha realtorja. Po ashtu është hetuar edhe bashkëshorti për pjesën që i takon prej 50%.

Relatorja Etleda Çiftja tha se "Ka pasur 12 denoncime nga qytetarët në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit". Por sipas relatores, komisioni ka arritur në konkluzionin se denoncimet mund të zgjidhen në rrugë gjyqësore.

Nga ana e saj gjyqtarja Ukperaj tha se është njohur me materialet dhe se i qendron te gjitha atyre qe ka shpjeguar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco