FOTO/ Denoncimi! Rama merret në mbrojtje nga banditët dhe vrasësit në Dibër

FOTO/ Denoncimi! Rama merret në mbrojtje nga banditët dhe vrasësit në Dibër

23:16, 17/06/2018
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, ka qenë sot shumë i tensionuar gjatë vizitës së tij në Dibër, qa sa mbas takimit të organizuar është larguar menjëherë.

Qytetarët Dibranë kanë denoncuar sot, se si bandat mafioze kanë marrë në mbrojtje Edi Ramën.

Denoncimi i qytetarëve është bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ja çfarë shkruan Berisha në Facebook:

Rama shkoi në Dibër me mbrojtje të banditëve dhe vrasësve!

Dibranët e përcollën me poture të mbushura së bashku me vrasësit dhe banditët e tij!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e dibranit dixhital. sb

“Pershendetje doktor ! Jam nje qytetar nga Dibra . Shikoni se si eshte vene ne dispozicion e gjithe makineria mafjoze e Ymer(Korab) Lales duke bllokuar trafikun per te pritur Kryeministrin. Prej dy ditesh mbledh dhe ushtron presion tek drejtoret , dhe ato te Bashkise duke kercenuar me vendin e punes punonjesit . Nga njera ane Xhaçka si kordinatore , dhe nga krahu tjeter makineria e Lales te mbeshtetur edhe nga policia e shtetit te gjithe duke siguruar pjesemarrjen. Shikoni se si policet bejne roje prane makinave te tyre qe kane bllokuar edhe trafikun. Jo pa qellim sollen serish ne Diber Admir Trupen , ushtarin e Lales qe ne 2016 i siguroi mbrojtjen e parcelave te kanabisit. U largua per mungese te çertefikates se sigurise , dhe u rikthye per te shkaterruar zgjedhjet e ardhshme siç beri ne 2017. Vetem ne Diber nuk ka asnje ndryshim ne rradhet e policise veç kane sjelle ca oficere qe u ka dale emri per bashkepunim me bandat ne rrethe te tjera , si Zija Sulaj i Elbasanit etj.Se fundmi Rama e ka kuptuar se ne Diber se do me njeri ndaj po perdor krimin per ti siguruar pjesemarrjen.”

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco