SKANDALI/ Si u zhduk urdhri i ekstradimit për vëllanë trafikant të ministrit Fatmir Xhafaj

SKANDALI/ Si u zhduk urdhri i ekstradimit për vëllanë trafikant të ministrit Fatmir Xhafaj

19:49, 14/06/2018
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, me një vëlla të dënuar në Itali për 7 vjet për trafik droge, por qe nuk u krye asnjehere.

- Ai, 'qarkullon lirshem, sepse nuk ka nje kërkesë për ekstradim?

- Skandali me ndërhyrjen e ambasadorit italian që i hedh benzine zjarrit.

Një histori shqiptare, e një familjeje politike klanore.

Historia e çuditshme e vëllait trafikant të ministrit të Brendshëm te Shqiperise.

Agron Xhafaj është trafikant droge i arrestuar në Itali në vitin 2002 me ndihmën e anti-drogës amerikane, i dënuar në fund të gjitha proceseve të detyrueshme me 7 vjet burg, por ai nuk e ka kryer asnje here kete dënim sepse u arratis dhe rrinte i qetë për në shtëpinë e tij në Shqipëri.

Në krye të Ministrisë së Brendshme, nje pozicion delikat, në Tiranë qëndron Fatmir Xhafaj, një nga vëllezërit e familjes më të rëndësishme dhe të famshme të Vlorës.

Image

Ministri i hutuar apo çfarë?

Pak, më shumë ne Shqipëri lidhjet familjare sundojnë gjithçka.

Kjo edhe për shkak se ministri i tanishëm u emërua për të zëvendësuar paraardhësin e tij Saimir Tahiri, i cili u detyrua të japë dorëheqjen për marrëdhënie 'shumë te ngushta' me kanabis, për shkak të përfshirjes me kushëririn e tij i dënuar në Itali.

Tani rezulton se ish-ministri po hetohet edhe nga prokuroria e Catanias.

Histori e keqe edhe per palen italiane në të njëjtën kohë

Si ishte e mundur që ne Shqipërine ku ndodhen dhjetara misione italiane, politike, diplomatike, ushtarake, gjyqësore, shërbimeve të inteligjencës dhe askush nuk e mesoi/mori vesh se narkotrafikanti Agron Xhafaj ishte vellai i ministrit te Brendshem, Fatrmi Xhafaj?

Kryeministri Edi Rama, nuk dinte asgjë për këtë? Dhe Interpoli, po kërkesa për ekstradim ku eshte zhdukur?

Nga mediat shqiptare kemi mesuar atë që ambasadori italian ne Tirane, Alberto Cutillo i shpjegoi televizionit 'Klan' ne Tirane. Sipas diplomatit, do të ishte normale që ekstradimi të mos kërkohej për vëllain narkotrafikant te Ministrit të Brendshëm. Jo një favor politik sic te gjithe dyshojne me te drejte, por prej faktit se Italia kurrë nuk kërkon ekstradimin e nje personi me një dënim të lehtë!?

Nje fakt kjo gje nuk ka ndodhur me shumë shqiptarë të tjerë të dënuar per gjera më pak të rëndësishme, te cilet jane ekstraduar per në burgjet italiane.

Fati i mire i ka rene Xhafajt tonë, qe nuk eshte kerkuar ekstradimi per në Itali. E faji mbetet jetim...

 Diplomaci sipas Kodi Penal

Titull i fortë ai i sotshmi i Exit.al nga gazetari Carloalberto Rossi, nje qytetar italian qe jeton ne Tirane. Roli i supozuar i mbulimit për qeverinë socialiste të Edi Ramës, aktualisht në detyrë, nga diplomacia italiane nuk konsiderohet shumë diplomatik ose të paktën i barazlarguar. Jo vetëm historia e vëllait narko-trafikant të ministrit shqiptar, i cili është liruar, dëbuar, dënuar dhe kurrë nuk eshte kerkuar ekstradimi nga policia italiane.

Carloalberto Rossi sjell denoncime të ‘historive’ të tjera italo-shqiptare, duke filluar nga ato te mjeteve të përgjimit gjysmë klandestine Imsi-Catcher qe Italia i solli për 'mesime' por qe shërbyen për pergjime te paligjshme.

"Arrestimi i çuditshëm i Dritan Zaganit, i akuzuar për dhënien e informacionit për një koleg të Guardia di Finanza, kontratat misterioze të koncesioneve italo-shqiptare në sektorin e mbeturinave, apo anomalitë dhe mangësitë e shumta të shumë kriminelëve shqiptarë të njohur nga listat e Interpolit të kërkuar. Të gjitha këto janë pyetje që po presin një përgjigje nga qeveria shqiptare.

Image

Ambasadori italian gënjen

Ambasadori italian gënjen për të mbrojtur Agron Xhafajn? Dyshimi i rëndë edhe pse i thënë në shqip.

Ndoshta edhe një dozë armiqësie politike ndaj diplomatit dhe qeverisë së Edi Ramës, e cila eshte në rrezik nga kriza e brendshme dhe zgjedhjet e parakohshme, por problemet e bera publike janë reale.

Tani, përsëri me anë të intervistës se Alberto Cuttillos, publiku shqiptar (po ashtu edhe ne, por vetëm nëpërmjet Remocontro), mësojmë se 'i pakërkuari’ Xhafaj është dorëzuar në mënyrë vullnetare tek policia kufitare ne Fiumicino dhe është transferuar në burgun e Civitavecchia, afër Romës, ku ai do të vuajë dënimin e tij.

'Vullnetarisht' ai u dorezua ne Itali i shtyrë nga gjysma e qeverisë shqiptare, e cila rrezikohet prej skandalit, por të duken te të tjera leshime në horizont:

'Pak a shumë dënimi ndaj Agron Xhafajt eshte katër vjet e dy muaj (?). Pasi u burgos per një muaj, në kohën e arrestimit të tij, te denuarit i mbeten edhe 4 vjet e 28 ditë per te vuajtur. Në këto raste, nëse i burgosuri ben nje kerkese, ai mund të lirohet shumë përpara kësaj date. Nuk e di se si do të ece kjo çështje, por ka shumë të ngjarë që periudha që Agron Xhafajt të kaloje në burg do të jetë shumë më e shkurtër”, tha ambasadori italian në Tiranë.

/remocontro.it

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Eleni15/06/2018 14:06

Obobo kto artikujt me shume te bejne per te qeshur se sa te informojne.

Shto koment

Denonco