VIDEO/ Salianji viziton familjet e kuksianeve të burgosur: Rama po bën miliona euro në kurriz të shqiptarëve të varfër

VIDEO/ Salianji viziton familjet e kuksianeve të burgosur: Rama po bën miliona euro në kurriz të shqiptarëve të varfër

16:26, 13/06/2018

Deputeti Ervin salianji, njëherësh Sekretari i aksionit politik në PD, vizitoi familjet e dy prej kuksianëve të protestës të cilët mbahen padrejtësisht në burg, Vasil Naçi dhe Isuf Gashi.

Situata e tyre është shumë e vështirë dhe burgosja ka shtuar më shumë varfërinë dhe borxhet në familjet e tyre në Kukës.

Babai i Isuf Gashit tregon se për çdo vizitë në Tirane tek djali në burg merr 100 mije lekë borxh.

Familja e Vasil Naçit ka dy fëmije. Askush nuk është në pune dhe ata jetojnë me ndihma nga të afërmit në një shtepi që ka vetëm 4 muret.

Salianji tha se: “Në burg sot për shkak se shkel ligjin duhet të jetë Edi Rama dhe ata që bëjnë miliona euro në kurriz te me te varferve te vendit. Ne jemi këtu për t’ju thënë që jo vetëm nuk do t’ju harrojmë dhe do të japim ndihmë deri në fund, sepse janë heronj për Shqipërinë dhe kanë vendosur një gur të rëndësishëm me atë akt që kanë bërë. Ai tregoi se zotër janë shqiptarët, qytetarët dhe, pavarësisht se janë të varfër e nuk kanë mundësi për jetesën, prapë reagojnë dhe tregojnë se ky vend për zot ka shqiptarët. Nuk është pronar as Edi Rama, as këta të konçesionarit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment