Rama: Tiranë-Durrës do bëhet me pagesë, do ja japim privatit

Rama: Tiranë-Durrës do bëhet me pagesë, do ja japim privatit

12:10, 13/06/2018
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka folur në Durrës për projekte të rëndësishme infrastrukturore që janë pjesë e Paketës së Rindërtimit.

Duke u ndalur tek autostrada Tiranë-Durrës, Rama tha se studimi që po kryhet për rindërtimin dhe zgjerimin përfundon në korrik. Por edhe rruga e vjetër për në Durrës, ajo Tiranë-Ndroq-Plepa do të rindërtohet.

‘Rrugët kombëtare do të jenë shumë më të mirëmbajtura më në vijimësi. Po Tiranë-Durrës nuk është një rrugë që meriton thjesht mirëmbajtje, po tani ka domosdoshmërinë e një rindërtimi dhe zgjerimi.

Për këtë po bëjmë një studim që përfundon rreth mesit të korrikut ku duam të vlerësojmë rindërtimin dhe zgjerimin për të rritur shpejtësinë e kontaktit mes Durrësit dhe Tiranës dhe sigurinë e lëvizjes në aksin ekzistues me pagesë.

Ndërkohë rindërtimin dhe pastaj shfrytëzimin pa pagesë të një tjetër aksi të rëndësishëm të degraduar për kaq shumë vite, Tiranë- Ndroq-Plepa që hap prespektivë për zhvillimin e mëtejshëm të agorturizmit ku ka shenja të para dhe peizazhe e potenciale të jashtëzakonshme për agroturizmin’, tha Rama duke përmendur dhe projekte të tjera të rëndësishme si Kashar-Thumanë, Kavajë-Rogozhinë etj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

londra14/06/2018 13:18

Akoma e kini lene kete pleher! Hiqeni ore se qelbi boten ky i pashkolluar dhe budalla! !

toni13/06/2018 17:19

tirane durres me pagese? kot nuk e ben edhe unazen apo kinostudio kombinat me pagese. keshtu e do ky popull injorant dhe frikacak . as buk per te ngrene nuk do ju leje te hani kjo politike borgjezo feudale./. sklleverit shqiptare qe punojne e rropaten gjithe diten qe te majmen keta cakenj te ndyre. o zot futi nje termet qe kullat e ketyre qelbesirave te bien si pras dhe pasuria tu shkoje per lesh se populli i humbur se i humbur eshte.

tirons13/06/2018 12:52

Mire tu behet bythepambukeve te Tiranes,qe nuk e ngrene kurre zerin kunder kesaj qeverie

Maloku13/06/2018 12:41

Ky eshte koncesioni i parafundit qe jepet. Ne shtator jepet me koncesion Krieministria. E nuk ka me. Kete koncesion e fiton populli.

korcarja13/06/2018 12:15

Cdo vit Gjushi rregullonte rruget e plazhit ne sezonin turistik.Kryeministit i ka pelqyer kjo, meqe do 10 milion turiste po rregullon rrugen ne sezonin turistik. "Faleminderit" shume qe mendon kaq shume per popullin o Kryeminister. Por qe ta kem kujtim per boten tjeter ...........

Shto koment

Denonco