VIDEO/ Skandal në ‘Spitalin Ushtarak’! Drejtori i Policisë shkon të manipulojë mjekët për gazetarin

VIDEO/ Skandal në ‘Spitalin Ushtarak’! Drejtori i Policisë shkon të manipulojë mjekët për gazetarin

21:07, 26/05/2018
A+ Aa A-

Kryeredaktori i gazetës Rilindja Demokratike, Blendi Kasmi, në një intervistë për Syri.net, tha se në momentin që ishte vizituar në spital nga drejtori i përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, ky i fundit kishte tentuar të manipulonte ngjarjen, pasi pretendonte se e cacra nuk ishte bërë nga shkopi i gomës.

Sipas Kasmit, fatmirësisht aty ishte i pranishëm dhe kirurgu që bëri qepjen, i cili e sqaroi Veliun se ajo e çarë ishte bërë nga shkopi i gomës.

 “Erdhi Drejtori i Policisë, e tentoi të manipulojë, në sy të mjekëve tha se shkopi i gomës nuk të çanë. Por kirurgu që ishte i pranishëm dhe që bëri ndërhyrjen e sqaroi që nuk ishte e çarë nga guri apo nga sende hekuri por nga një send i fortë si shkopi i gomës.” tha Kasmi në një intervistë.

Videot tregojnë se Bledi Kasmi ishte duke shtyrë rrjetën metalike bashkë me protestuesit e tjerë të Partisë Demokratike kur u godit nga policët.

“Ishte çështje vetëmbrojtje, ishte protestë paqësore, ajo e hekurit kishte rënë në atë moment. Unë kam qenë me 2-3 gazetarë atje” tha Kasmi për veprimin e tij. Më poshtë video që tregon momentin e goditjes.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kosta27/05/2018 11:57

Ardi Veliun, e kam njohur ne pune, ne policine e shtetit, kur kishte detyra te tjeshta por edhe ne disa detyra te rendesishme dhe gjate kontrolleve, kemikonstatuar se kemi te bejme me nje oficer policie te paafte por edhe pak i disekuilibruar ne llogjiken e trajtimit te problemeve qe delnin ne pune.....ne ato detyra e mbanin disa miq qe kishte ne rangje te larta por qe te shkonte kaq larte, deri drejtor i pergjithshem.....as qe na e priste mendja.......nje nga policet me te paafte dhe per me teper shume jashte llogjike,per te mos thene shume budalle.....ta beni ne kete detyre kaq te larte dhe shume delikate.....por MAFIA qeverisese, ben cudira....

Leka 26/05/2018 23:20

Tipike siq bënte milosheviqi me shqiptarët e Kosovës

Shto koment

Denonco