Bogdani: Protesta e arriti qëllimin, Xhafaj largohet ...

Bogdani: Protesta e arriti qëllimin, Xhafaj largohet ...

18:30, 26/05/2018
A+ Aa A-

Sekretari për marrëdhëniet me jashtë në Partinë demokratike, Gerti Bogdani, e ka cilësuar protestën e opozitës ditën si një shenjë e qartë që shqiptarët nuk e duan këtë qeveri të inkriminuar.

I ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, Bogdani tha se shqiptarët ju bashkuan kauzës së opozitës.

Sipas tij kjo protestë dhe protestat e tjera që do të vijojnë do të largojnë Xhafën nga posti i Ministrit të Brendshëm.

‘Dita e sotme tregojnë se pjesëmarrja e qytetarëve shqiptarë treguan se ju përgjigjen thirrjes së opozitës, për një kauzë që është shumë e drejtë. Protesta ia arriti qëllimit të saj. Numrat janë ato që masin suksesin e një proteste, por edhe kauza për çfarë dalin. Në këtë moment shqiptarët ju përgjigjën kauzës së opozitës. Korrupsioni dhe qeveria e krimit janë një çështje që shqetësojnë shqiptarët dhe opozitën.

Protesta është një hap përpara për largimin e Xhafajt. Kjo protestë dhe ato të ardhshmet do ta largojnë fatmiri Xhafajn. Hapi i parë ishte çuarja në burg e vëllait të Fatmir Xhafajt’, u shpreh Bogdani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

lali26/05/2018 18:35

Po ci ka gjetur keta kalamaj qe lene mjeker e kerkojne te duken si patriote e burra. Ky i ka akoma buzet me qumesht. Pyeteni pak kete femiun a i shte n eproteste dhe cfare kishte veshur se ne pergjithesi ky del me kostum.

Shto koment

Denonco