FOTO/ Deputeti i PD, skandalizohet nga Nikolla Foto të publikuara nga deputeti Luçiano Boçi

FOTO/ Deputeti i PD, skandalizohet nga Nikolla

14:43, 24/05/2018
A+ Aa A-

Nga Luçiano Boçi

Mos u habisni! Nuk jemi në Korenë e Veriut! Fotot janë marrë në shkollën 9-vjeçare Mark Dashi Fier, përgjatë një aktiviteti ku nuk ka munguar dhe drejtori i DAR Fier. Propaganda dhe riindoktrinimi nuk është rastësi.  Madje nuk po kursen as fëmijët. Trekëndëshi i dikurshëm revolucionar “Mësim-Punë-Kalitje Ushtarake Revolucionare”, që nisi minimin e arsimit të atëhershëm, duket se po shfaq fantazmën e tij. Tani mund të quhet “Trekëndëshi i Linditës”.

Kjo është më shumë se turp! Në mungesë të çdo vizioni për edukimin me vlerat qytetare e europiane në shkollat tona, shabllonizmi nostalgjik është kthyer në qëllim.
P.s 
Me e pa “Lideri Suprem” këtë lloj propagande, e anullon përfundimisht takimin me Trump dhe i lutet për takim këtij “Liderit Global” tonit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco