‘Agron Xhafaj’/ Shehi: Kjo është skema mafioze e Palermos

‘Agron Xhafaj’/ Shehi: Kjo është skema mafioze e Palermos

21:19, 23/05/2018
A+ Aa A-

Deputeti Dashamir Shehi i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, thotë se ikja e vëllait të ministrit të Brendshëm në Itali nuk ka ndodhur asnjëherë në ndonjë shtet dhe kjo është më e rëndë se video-përgjimi.

"Kjo puna e filmimi ka dalë në dorë të dytë. Vëllai i ministrit u nis me këmbët e veta për të hyrë në burg. Ç'duhet filmimi. Ai e pranoi vetë që ishte i dënuar. I hipi avionit me këmbët e veta. Ndodhi një gjë që nuk kishte ndodhur ndonjëherë në historinë e Shqipërisë, shkon një shqiptar për të bërë burg. Ka ndodhur një sinjal puro mafioze. Omertaja. Kjo është skema e Palermos. Kjo është e frikshme. Omerta do të thotë mbyll gojën. Gruan tate, fëmijët tuaj i ruajmë ne, bizneset tuaja i ruajmë ne, ti shko e bëj burg. Kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë në ndonjë shtet. Vëllai u nis me avion për të shkuar në Romë, i vëllai i tjetër i hipi avionit dhe shkoi në Holandë me ndalu drogën. Kjo nuk vlen. Ky zotëri mund të jetë nëpunës i mirë. Është në pamundësi për të ushtruar postin e vet publik. Moralisht nuk mund të përfaqësojë karrigen e ministrit", tha Shehi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco