Presidenti Ilir Meta mbledh Këshillin e Sigurisë

Presidenti Ilir Meta mbledh Këshillin e Sigurisë

16:52, 16/05/2018
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka mbledhur Këshillin e Sigurisë.

Kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Olta Xhaçka, Damian Xhiknuri, Arben Ahmetaj, kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe drejtori i komanduar i SHISH, Helidon Bendo, si dhe zyrtarët e tjerë që janë pjesë e këtij Këshilli, ndodhen në ambientet e Presidencës.

Mësohet se Këshilli i Sigurisë është mbledhur rreth orës 16:00, ndërsa po vazhdon ende.

Në këtë takim besohet se po diskutohet për akuzat ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe për arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco