Kryemadhi: Veliaj do ketë probleme me rikandidimin, ja çdo bëjmë për zgjedhjet vendore...

Kryemadhi: Veliaj do ketë probleme me rikandidimin, ja çdo bëjmë për zgjedhjet vendore...

22:37, 26/04/2018
A+ Aa A-

Monika Kryemadhi, Kryetare e LSI-së, tha mbrëmjen e sotme se kanë nisur diskutimet dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm.

Kryemadhi nuk dha një përgjigje lidhur me faktin nëse do të rikandidohen kryebashkiakët aktualë të saj në bashkitë që drejtohen nga LSI, ndërsa tha se aleanca e kësaj force politike do të jetë me qytetarët.

Kryetarja e LSI-së i ka qëndruar deklarimeve të mëparshme që Erjon Veliaj do të ketë probleme me rikandidimin.

“Veliaj nuk e ka të sigurtë rikandidimin, do të ketë probleme brenda partisë së tij”, tha Kryemadhi.

“Sot nuk është momenti për të diskutuar për zgjedhjet vendore, pasi mendoj se duhen zgjidhur disa probleme që konsiderohen më emergjente.

Në Tiranë kemi 41 mijë vota të egra të LSI, që mund të përmbysim Erjon Veliajn, ne do të bëjmë lojën tonë.

Kam folur me z. Basha për zgjedhjet vendore, për protestat, por deri 45 ditë para zgjedhjeve lokale kemi kohë.

Protesta e 27 janarit tregoi se baza poshtë e dy partive që kanë programe të kundërta e suporton bashkëpunimin.

Po kështu protesta e bllokimit të rrugëve tregoi se në më pak se 5 orë strukturat e dy partive funksionuan shumë mirë”, tha Kryemadhi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp27/04/2018 12:17

Fati i ketij "orbitalit" dhe te gjithe atyre qe do kandidojne per ne zgjedhjet lokale do varet domosdo nga partite respektive,por pasi te kene kaluar testin e "virgjerise",1.Pasurine.2. Perfshirja ose jo ne korrupsion dhe krim.3.Diploma e shkolles se larte.

Tirana27/04/2018 10:24

@Toni Ore LGBT, ke bërë lapsus froidian, o zhele kuqalashe. Ti në mendjen tënde emrin "Eri" e përqas me emrin "Pleh" dhe të del një përzierje shumë e bukur. Në mendjen tënde janë dy togfjalësh: "Mo ja,qani hallin Erit..." dhe "Mo ja,qani hallin plehut...". Kështu që ty more rilindar i denjë i LGBT-ve të del "Mo ja,qani hallin erut..."

Toni27/04/2018 06:20

Mo ja,qani hallin erut se do fitoje me shume sec ka fituar lehni ju zagare lsi-pd

Shto koment

Denonco