FOTO/ Pluhur të bardhë mbi Ramën, përjashtohen Flamur Noka dhe Ervin Salianji

FOTO/ Pluhur të bardhë mbi Ramën, përjashtohen Flamur Noka dhe Ervin Salianji

11:18, 12/04/2018
A+ Aa A-

Deputetët e PD që hodhën miell mbi kryeministrin Edi Rama, Flamur Noka, Ervin Salianji dhe Klevis Balliu u përjashtuan nga seanca parlamentare me vendim të kryetarit Gramoz Ruçi, pasi ata hodhën pluhur të bardhë mbi kryeministrin dhe ministrat.

Opozita po proteston me forcë në Kuvend, kryetari i saj Lulzim Basha ka bllokuar foltoren dhe kërkon përjashtimin e Ramës nga seanca për fjalorin vulgar ndaj shqiptarëve. 

Tensionet janë bërë më të forta pas përjashtimit të dy deputetëve; deputetët e opozitës kanë hedhur objekte të ndryshme në drejtim të Ramës, ndërkohë që rojet e sigurisë me dosje janë munduar t'i shmangin.

Para se të hidhte pluhurin mbi kryeministrin, Noka i vendosi atij mbi tryezë një pankartë: Lironi kuksianët!

 

ImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

toni12/04/2018 11:43

Shyqyr qe u bet te gjalle me ne fund

Moli12/04/2018 11:30

Bravo. Opozite marksiste.

Shto koment

Denonco