Berisha: Sulmet ndaj Shkelzenit politike, ja pse Rama bën shpifje të ulëta...

Berisha: Sulmet ndaj Shkelzenit politike, ja pse Rama bën shpifje të ulëta...

22:58, 20/02/2018
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si sulme politike akuzat ndaj djalit të tij, Shkelzen Berisha.

“Djalit të kryeministrit në mënyrë absolute nuk i kanë kërkuar asnjëherë takim. Kryeministrin e kanë takuar sa herë që kanë dashur drejtuesit e CEZ.

Qëllimi i Edi Ramës është që të krijojë paralelizma të paqena, por me një qëllim të tillë shpifës dhe të ulët, ai e nderon djalin tim.

Rulin e kanë thirrur në prokurori se mos ai i jep ndonjë të dhënë që nuk ekziston, por çështja e CEZ ka shkuar në Gjykatën e Lartë.

Me shpifjet e ulëta të Edi Ramës, Shkelzeni vetëm sa nderohet. Edi Rama me shpifje të tilla do të mbulojë vëllain e tij dhe lidhjet me Gencin Xhixhën, do të mbulojë aferat e pafundme korruptive por nuk mbulon dot asgjë, dhe ai do të japë llogari.

Ti thuash tjetrit se ke bërë sekserin, sepse janë takuar me babain tënd, ndërkohë që me mua janë takuar mbi 15 herë, kjo është një shpifje e ulët.

 Shkelzeni ka qenë në politikë qysh fëmijë, nëse ai është dakort për t’u marrë me politikë nuk kam asnjë kundërshtim”, tha Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco