Deklarata e guximshme e diplomatit: Pas 10 vjetësh do të kemi tre shtete shqiptare!

Deklarata e guximshme e diplomatit: Pas 10 vjetësh do të kemi tre shtete shqiptare!

09:34, 20/02/2018

 Ish-Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoni, Arben Çejku, ka dhënë deklaratën e guximshme se pas 10 vjetësh do të ketë tre shtete shqiptare në rajon.

I ftuar në emisonin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku Çejku tha se në vitin 2028 parashikoj se përveç Shqipërisë dhe Kosovës do ketë edhe një shtet shqiptar, atë të shqiptarëve të Maqedonisë. “Tashmë shtetformimi i shqiptarëve në Maqedoni është një realitet dhe zhvillimet atje më bëjnë të kuptoj dhe parashikoj se pas 10 viteve do kemi shtetin e tretë të shqiptarëve” tha Çejku.

Sipas tij vërtet ne festuam 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës por çështja shqiptare është ende e pazgjidhur plotësisht sepse ende nuk u është dhënë e drejta e tyre e plotë shqiptarëve të Maqedonisë, një faktor shumë i rëndësishëm atje. Dhe për Çejkun zgjidhja në të ardhmenë shtë shteti i shqiptarëve. Diplomat dhe gazetar, Arben Çejku është një nga njohësit më të mirë të çështjeve të rajonit. Ai është gjithashtu zyrtari më i lartë i shtetit shqiptar që ka qenë present në sallën e parlamentit të Kosovës më 18 shkurt të vitit 2008 në ceremoninë e shpalljes së Pavarësisë.

Gjatë emisionit Çejku dha disa detaje që bëhen publikë për herë të parë që kishin të bënin me situatën e atyre ditëve në Kosovë. “Ishte një situatë aq e gëzueshme por aq delikate. Kishim informacione nga më të ndryshme si për shembull kur të shpallej pavarësia e Kosoëvs serbët e Kosovës do të largoheshin masivisht drejt Serbisë e deri përplasjet me armë. Por më delikatja ishte situata në Luginën e Preshevës nga provokimet që mund t'u bënin shqiptërve atje. “Unë kam zhvilluar disa bisedime sekrete në atë kohë me liderët e Luginës në mënyrë që të mos binin preh e këtyre provokimeve dhe që pavarësia e Kosovës të mos dëmtohej dhe në fakt kështu ndodhi. Pavarësia u shpall dhe asgjë nuk ndodhi. Ishte një gëzim i papëshkruar”, tregoi ish-ambasadori Çejku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku20/02/2018 11:38

Sipas këtij rregulli treshi arithmetikor i bije që pas 20 vjetësh të kemi 4 Shtete Shqiptare e kështu me rradhë 5, 6, 7.......100. Duhet veç durim. Me këto palla që na drejtojnë shtetin dhe mediat, kam dyshim e frikë që do humbim edhe këtë shtet që kemi, do na i marrë Jugosllavia e re dhe Greqia. Ndoshta do na lënë atë çka nuk i hyn në punë. Sepse edhe vetë shqiptarët po ikin nga sytë këmbët prej Shqipërisë.

Shto koment