Gjekmarkaj: Takimi i Ramës me pedagogët ishte intimidues...

Gjekmarkaj: Takimi i Ramës me pedagogët ishte intimidues...

23:26, 14/02/2018
A+ Aa A-

Zv/dekani i  Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Agron Gjekmarkaj, u shpreh mbrëmjen e sotme se gjuha që përdori kryeministri Edi Rama në takimin me pedagogët e Universitetit të Tiranës ishte shantazhuese dhe intimiduese.

Në një intervistë për Ora News, ai thotë se Rama mori peng Senatin e këtij Universiteti.

“Nuk e kanë përdorur kurrë pedagogët e Forumit për Liritë Akademike termin ultimatum, asnjëherë. Dëgjova që kryeministri na ka quajtur bishti i kavallit, në fakt dua të them se Kryeministri sot u soll si bishti i etikës, çfarë ne nuk e prisnim.

Kam respekt për Kryeministrin e vendit tim se është institucion por nuk e kam frikë për asnjë çast Kryeministrin e vendit dhe nuk pranoj të përqeshem dhe të tallem nga kryeministri i vendit tim.Sot skena ishte vërtet e mjerueshme, në njëfarë mënyrë ai mori peng Senatin e Universitetit të Tiranës dhe gjuha që përdori ishte intimiduese, shantazhuese, ishe një gjuhë e papranueshme për trupën akademike të Universitetit të Tiranës”, tha Gjekmarkaj.

pyetur nëse e kërkojnë zgjidhjen tek qeveria për problemet e menaxhimit të brendshëm, ai  tha se  Qeveria ka detyrim të bëjë një ligj funksionues për Universitetin e Tiranës, sepse ligji ka 2 vjet e gjysmë pa akte nënligjore.

“Nuk themi që ligji është terësisht i keq, por në një pjesë të tij ka dështuar.Kryeministri tha se ligji nuk ndryshohet, ligji nuk është një piramidë si piramidat e Egjiptit, është i shkruar nga njerëzit për tu shërbyer njerëzve dhe kur ka diçka që nuk funksionon ligji përmirësohet, ligji ndryshon dhe ligji vihet sërish në shërbim të komunitetit. Edhe Ramiz Alia insistonte se nuk do ti hiqej kurrë emri i Enver Hoxhës nga Universiteti i Tiranës por jo vetëm iu hoq emri por ra edhe monumenti i Enver Hoxhës pa javë më pas”, u shpreh ai.

Në vijim pedagogu tha se ne presim që qeveria dhe kryeministri të reflektojnë dhe të ulen të bisedojnë sepse vetëm pardje u mblodhën rreth 130 pedagogë të Universitetit të Tiranës që ishte një organizim i shpejtë aty për aty, mendo që pas disa ditësh do të kemi shumë më tepër. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco