Vasili: Barna onkologjike nuk ka, Kryeministri gënjeu!

Vasili: Barna onkologjike nuk ka, Kryeministri gënjeu!

10:07, 30/01/2018
A+ Aa A-

"Kryeministri gënjeu, barna onkologjike nuk ka. Mos e besoni kurrë atë". Kjo është deklarata që vjen sot nga kreu i Grupit të LSI, Petrit Vasili, ish-ministër Shëndetësie dhe njohës shumë i mirë i kësaj fushe.

Në mesazhin e tij publik, Vasili shprehet qartë: "Kryeministri që shpërdoron mizorisht dhimbjen dhe luftën për jetën, bëri një teatër të pacipë me hallin e madh të zonjës së nderuar nga Rrësheni, që i kërkoi barnat onkologjike, që nuk ia jepte prej kohësh spitali.

Ky kryeministri, që turpin nuk e njeh, u ngrehos e vajti në spital me zonjën nga Rrësheni, që gjoja t'ia jepte vetë barnat e tha pa iu dridhur qerpiku se për pak ditë të gjithe barnat onkologjike do t'ua siguronte ai të sëmurëve, ai gënjeshtari noterik më i madh i këtij vendi.

Të nderuar miq, realitetin e vërtetë e keni më poshtë:

Shikojeni me sytë tuaj dhe me zemër në dorë, jo vetëm për të përjetuar dramën e njerëzve të zakonshëm, por edhe për të parë se sa e zezë dhe e pafytyrë është vetëdija e këtij kryeministri, që nuk kursen as jetën.

Barna nuk ka, ky është realiteti.

Ndaj miqësisht ju them mos e besoni kurrë kryeministrin sepse ai është gënjeshtra vetë. Jeta e tij është gënjeshtër, teatri i tij është gënjeshtër, fjala e veprimi i tij janë gënjeshtër dhe ai gjallon në gënjeshtër. Shiheni vete kete kronike televizive dhe gjykoni, " fton Vasili në përfundim. 

http://tvklan.al/mungon-ilaci-i-kimioterapise-pacientja-do…/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco