Rama hap mbledhjen me qeverinë e Maqedonisë, prezanton projektet e përbashkëta

Rama hap mbledhjen me qeverinë e Maqedonisë, prezanton projektet e përbashkëta

15:05, 15/12/2017
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e hapjes në mbledhjen e përbashkët të qeverisë shqiptare me atë të Maqedonisë në Pogradec. Rama dhe Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë, kanë shpalosur njeri pas tjetrit çfarë ata prisnin nga kjo mbledhje, projektet e përbashkëta hekurudhore, rrugore, energjitike.

Rama tha: "Askund më shumë dhe askush se ne nuk e ka përjetuar me entuziazëm mbylljen e një cikli të trazuar për Maqedonisë dhe hapjen e një cikli të ri. Ne u ndiem të inkurajuar nga lidershipi kurajoz i z.Zaev nga dëshira për të krijuar shoqëri dhe vende tërësisht demokratike, vlerësuam dhe pritëm hapat konkretë për të përmirësuar marrëdhëniet me fqinjët dhe investuar pozitivisht për rajonin.

Duke vlerësuar këtë moment, ne i kemi rigjallëruar kontaktet dhe marrëdhëniet. Përpos takimeve të shpeshta, me kryeministrin Zaev kemi ndarë angazhimin për një krijimin e një rajoni të ndërlidhur pa barriera në qarkullimin e ideve, njerëzve, materialeve. Për këtë e shumë arsye të tjerë ky koment mund të quhet si kyç për marrëdhëniet mes dy vendeve, sepse ne jemi këtu për ngritjen e një mekanizmi të përbasgkët dhe ngritjen e marrëdhënieve në një stad të ri cilësor." 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco