Sherr në Shkallnur/ Dhunohet 36-vjeçari me qytë pistolete, autorët në arrati. Dyshohet i përfshirë edhe një efektiv policie

Sherr në Shkallnur/ Dhunohet 36-vjeçari me qytë pistolete, autorët në arrati. Dyshohet i përfshirë edhe një efektiv policie

22:54, 24/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 36-vjeçar është dhunuar pasditen e kësaj të premteje në fshatin Shkallnur të Durrësit, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ai është goditur me sende të forta nga dy persona, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, ndërsa në konflikt dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe një punonjës policie jashtë shërbimit.

Policia ka nisur kërkimet për kapjen e autorëve, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 24.07.2026, rreth orës 15:00, Salla Operative e DVP Durrës është njoftuar se, në fshatin Shkallnur, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Gj, 36 vjeç, është goditur me sende të forta (qytë pistolete) nga shtetasit D. T., 41 vjeç, person i shpallur më parë në kërkim, dhe G. M., 27 vjeç, të dy banues në Shkallnur, Durrës, të cilët pas ngjarjes janë larguar me automjet.

Gjithashtu, dyshohet se në konflikt ka qenë i përfshirë edhe një punonjës policie, jashtë shërbimit, Inspektor L. Xh., i cili është shoqëruar dhe ndaj tij po kryhen veprimet procedurale nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Në vendngjarje, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një gëzhojë pistolete. Dyshohet se gjatë konfliktit është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri pistoletë.

Ndërkohë, forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco