Ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit Belere Plaka, gruaja e cila mbeti e plagosur rëndë në ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit.
Ajo u plagos me armë zjarri nga ish-dhëndri i saj, Refit Buzi, i cili dyshohet se vrau bashkëshortin e saj, Kosta Plaka, dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes duke marrë me vete ish-bashkëshorten e tij.
Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 51-vjeçarja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.
Ngjarja e rëndë mëngjesin e sotëm, fshatin Vidhisht në Roskovec. 35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi shkoi në banesën e ish-partneres, Rozalinda Plaku dhe hapi zjarr me armë gjahu ndaj familjarëve të saj, duke i vrarë të atin dhe plagosur të ëmën, e cila pas disa orësh ndërroi jetë në spital.
35-vjeçari pasi ekzekutoi ish-vjehrrin, Kosta Plaka, 58 vjeç, dhe plagosi ish-vjehrrën, Belere Plaka, 55 vjeçe, u largua nga vendi i krimi dhe mori me forcë edhe ish-partneren e tij, Rozalina Plakun. Menjëherë pas njoftimit për ngjarjen e rëndë, Policia shkoi në vendngjarje, ngriti pika kontrolli dhe nisi kërkimet për gjetjen dhe kapjen e autorit. Pas disa orësh kërkimesh, Policia lokalizoi 35-vjeçarin në fshatin Kurjan të Roskovecit.
Ai ishte futur në makinën e tij dhe refuzoi të dorëzohej. Si pasojë, në zonë zbarkuan forcat speciale RENEA, të cilat rrethuan automjetin dhe nisën negociatat për ta bindur të dorëzohej, por dështuan. Gjatë operacionit, ish-partnerja e autorit u lirua dhe më pas u shoqërua në komisariat, ku pritet të merret në pyetje si dëshmitarja kryesore për ngjarjen. Negociatat me 35-vjeçarin vazhduan për rreth 8 orë, por ai nuk pranoi të dorëzohej. Rreth orës 16:35, ndërsa ndodhej ende brenda automjetit, ai qëlloi veten me armën e gjahut.
Sipas hetimeve paraprake, dy pistat kryesore lidhen me dyshimin se ai nuk pranonte ndarjen nga ish-partnerja dhe me një konflikt për një shumë parash që ai pretendonte se ia kishte dërguar asaj gjatë kohës që punonte në Angli dhe kërkonte që t'ia merrte pas ndarjes. Buzi gjithashtu kishte precedentë penalë për sjellje të dhunshme. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.
Njoftimi i Policisë:
Roskovec, Fier/Informacion shtesë
Në vijim të informacioneve paraprake të dhëna për ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur në fshatin Vidhisht, Roskovec, ju informojmë se shtetasja B. P., 51 vjeçe, e cila ishte plagosur me armë gjahu nga shtetasi R. B., 35 vjeç, ka humbur jetën në spital, si pasojë e dëmtimeve të marra.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet procedurale dhe hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, si dhe për sqarimin e të gjitha rrethanave dhe zbardhjen e motivit.
© SYRI.net