Era ka riaktivizuar vatrat e zjarrit në një sipërfaqe të zonës pyjore me pisha në Njësinë Administrative Voskopojë.
Vatra ndodhet në zonën mes fshatit Lekas dhe Voskopojë, ndërsa gjatë gjithë ditës kanë vijuar ndërhyrjet për izolimin dhe shuarjen e saj.
Redaksia e Syrit sjell pamjet nga dëmet e shkaktuara nga flakët. Një sipërfaqe e konsiderueshme pyjore me pisha është shkrumbuar.
Forcat e angazhuara në terren vijojnë punën të organizuara në grupe për krijimin e korridoreve mbrojtëse, me qëllim izolimin e vatrave aktive dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Operacioni është në vijim dhe situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat përgjegjëse, informojnë autoritetet.
© SYRI.net